Ujërat e zeza ndotin lagunën e Merxhanit në Lezhë

Laguna e Merxhanit në Lezhë është në prag të katastrofës mjedisore si pasojë e ndotjes që dyshohet që vjen nga derdhja e ujërave të zeza përmes hidrovorit.

By admin

Laguna e Merxhanit në Lezhë është në prag të katastrofës mjedisore si pasojë e ndotjes që dyshohet që vjen nga derdhja e ujërave të zeza përmes hidrovorit.

Sipërfaqja e lagunës është mbuluar nga algat, ndërsa në zonë ndjehet era e rëndë, ndaj banorët kanë dhënë alarmin për situatën që përsëritet prej tre vitesh.

Banori: Është hidrovori që mbledh të gjithë ujërat e zeza të Lezhës dhe i hedh këtu në lagunë. 

Banori: Një ndotje e paparë. Ne nuk mund ta durojmë.

Banori: Nuk mundesh të hapësh derën dhe nuk mundesh të hapësh penxheren.

Ekspertët e Mjedisit ndërkohë janë alarm për pasojat e ndojtes në florë e faunë.

Gjini: Kemi një degradim total të biodiversitetit.

Përfaqësuesit e Bashkisë së Lezhës ndërkohë fajësuan institucionet e mjedisit që kanë nën administrim Lagunën.

Lushi: Duhet që agjencia rajonale e mjedisit të kishte ndërhyrë më shpejtë në çdo kohë në mënyrë që të gjitha banesat që janë në fshat dhe në periferi të lagunës, të jenë me gropa septike dhe jo të derdhen direkt në kanalet e hidrovorit.

Ekspertët dhe banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për të eleminuar derdhjën e ujërave te zëza në lagunë, çka mund të ndotë të gjithë bregdetin siç ndodhi vitin e kaluar.