Konferencë ndërkombëtare për financimin dhe menaxhimin e mbetjeve të ngurta

Është mbajtur sot në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare “Në rrugën drejt BE-së, Financimi modern i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta” në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

By admin

Projekti vepron në nivel kombëtar, bashkëpunim në veçanti me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ku sektori i menaxhimit të mbetjeve ngelet një prioritet i qeverisë shqiptare. Në nivel kombëtar, ky projekt kontribuon në një rishikim të Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Mbetjeve si dhe në forcimin e rregulloreve sektoriale dhe kryerjen e aktiviteteve të përgjithshme të zhvillimit të kapaciteteve.

Parimi kryesor për menaxhimin e mbetjeve është hierarkia e mbetjeve. Strategjia Kombëtare e MTM merr parasysh dhe rëndësinë e menaxhimit të mbetjeve sipas parimit të ekonomisë qarkulluese për të mundësuar mbrojtjen sa më të plotë të burimeve natyrore dhe rritjen e eficiencës së përdorimit të produkteve dhe parimit ndotësi paguan, duke adresuar problemet kryesore të Menaxhimit të Mbetjeve.

Strategjia është strukturuar që të përmbushë parimet bazë të BE të cilat janë harmonizuar në legjislacionin që mbulon fushën e menaxhimit të mbetjeve.