Mbetjet urbane në Fier çdo ditë e më shumë po kthehen në një minë me sahat për banorët e lagjes “Sheq i Madh” dhe jo vetëm. Tonelata mbetjesh janë akumuluar në një sipërfaqe prej pesë hektarësh duke rrezikuar kështu jetën e mijra banorëve.
Fusha e mbetjeve urbane të Bashkisë Fier është kthyer në një shqetësim shumë serioz për banorët e zonës përreth. Dikur kjo fushë grumbullonte vetëm mbetjet e Fierit, por sot mbledh edhe të ato të nëntë njësive administrative të këtij qyteti. E shtrirë në një sipërfaqe prej afro pesë hektarësh fusha ndodhet vetëm tre kilometra larg qendrës së qytetit dhe vetem pesëdhjetë metra nga banesat e lagjes “Sheq i Madh”.
Tonelata mbetjesh janë hedhur për të eleminuar përhapjen e ndotjes në ajër dhe tokë, por rreziku vazhdon të jetë prezent cdo ditë e më shumë duke e sjellë si një nevojë të domosdoshme dhe të menjëhershme zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi jetik.
Përvec ndotjes, mbetetjet e hedhura dhe të akumuluara prej afro tre dekadash të cilat kanë tejkaluar çdo limit, sot kanë arritur lartësinë e 12 metrave. Pamjet e marra nga REPORT TV në këtë fushë tregojnë qartë situatën kaotike,situatë që e shpreh dhe përgjëgjësi i saj Viktor Goga.
Ndërkohë, në fshatin Verri të Njësisë Mbrostar janë duke u kryer punimet për ndërtimin e vaskave të trajtimit të mbetjeve dhe landifillit, që bashkë me ndërtimin e impiantit të përpunimit të tyre pritet t’i japin zgjidhjen përfundimtare kësaj problematike 30 vjeçare. Por asgjë nuk e garanton se sa kohë duhet për t’u aktivizuar kjo bombë ekologjike nëse vazhdon ende gjatë kjo praktike pune.