Kalendari Mjedisor

Kompania e ndërtimit hedh ujërat e ndotura në det, procedohet 41 vjeçarja

Një firmë ndërtimi ka derdhur ujërat e ndotura në det të hapur në zonën e fshatit Hamallaj në Durrës. Policia lokale thotë se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases M.Zh. 41 vjeçe, banuese në Tiranë. Procedimi filloi pas denoncimit të kryer ditën e sotme në Komisariatin Dixhital, për ndotje të detit.

By admin

Një firmë ndërtimi ka derdhur ujërat e ndotura në det të hapur në zonën e fshatit Hamallaj në Durrës. Policia lokale thotë se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases M.Zh. 41 vjeçe, banuese në Tiranë. Procedimi filloi pas denoncimit të kryer ditën e sotme në Komisariatin Dixhital, për ndotje të detit. “Menjëherë nga ana e Efektiveve të Stacionit të Policisë Manëz, u ushtruan kontrolle dhe afër grykëderdhjes së kanalit ujëmbledhës të Hidrovorit në fshatin Hamallë, Njësia Administrative Sukth u konstatua se një firmë ndërtimi, punimet zbatuese të së cilës drejtoheshin nga shtetasja M.Zh, po gërmonte e pastronte kanalin duke i hedhur ujërat e pastrimit në det dhe ndotur atë”, sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti që shërbente për gërmimin dhe dokumentacioni i firmës së ndërtimit.

Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës duke referuar materialet për veprën penale “Ndotja e ujërave”.