Kalendari Mjedisor

Izolimi i ditëve të fundit për shkak të koronavirusit mund të shpëtojë më shumë jetë nga ulja e ndotjes sesa nga parandalimi i virusit

Izolimi global për shkak të çështjes së koronavirusit, COVID-19, ka çuar në mbylljen e fabrikave dhe uljen e numrit të udhëtimeve, duke ulur kështu ndotjen vdekjeprurëse.

By admin

Izolimi global për shkak të çështjes së koronavirusit, COVID-19, ka çuar në mbylljen e fabrikave dhe uljen e numrit të udhëtimeve, duke ulur kështu ndotjen vdekjeprurëse.

Ky izolim mund të shpëtojë më shumë jetë që kërcënohen nga ndotja sesa nga vetë virusi, thotë François Gemenne, drejtori i Hugo Observatory, që studion ndërveprimet midis ndryshimeve mjedisore, migracionit njerëzor dhe politikës.

“Çuditërisht, mendoj se numri i vdekjeve nga koronavirusi në fund të ditës mund të jetë pozitiv, nëse i krahasoni me vdekjet nga ndotja atmosferike,” tha Gemenne, duke përmendur, për shembull, 48,000 njerëz që vdesin çdo vit në Francë për shkak të ndotjes së ajrit apo më shumë se një milion raste në Kinë.

Shkencëtarët vlerësojnë se numri i vdekjeve në Sh.B.A nga ndotja e ajrit shkon më shumë se 100,000 në vit, dhe Organizata Botërore e Shëndetit raporton një numër global prej 7 milion.

Zvogëlimi i ndotjes së ajrit dhe ngrohjes globale mund të shpëtojnë më shumë jetë.

“Ka shumë gjasa se numri i jetëve që do të shpëtohen për shkak të këtyre masave të izolimit do të jetë më i lartë se numri i jetëve që do të humbasim për shkak të pandemisë,” tha Gemenne teksa ishte pjesëmarrës në një emision televiziv në Francë.

“Po jetojmë në kohë mjaft interesante. Ajo që më surprizon më shumë është se masat që ne jemi të gatshëm të ndërmarrim për të përballuar këtë virus janë shumë më drastike sesa masat që do të ishim të gatshëm për të marrë për të përballuar ndryshimet klimatike ose ndotjen atmosferike,” tha ai.

“Unë mendoj se kjo është diçka që duhet ta shohim me dyshim: pse kemi kaq më shumë frikë nga koronavirusi sesa nga ndryshimet klimatike ose ndotja atmosferike apo llojet e tjera të kërcënimeve. Çfarë ka kaq të veçantë për koronavirusi, për shkak të të cilit ne jemi të gatshëm ta vendosim të gjithë botën në izolim? “