Shkencëtarët zbulojnë mënyrën se si sistemi imunitar lufton virusin Covid-19

Shkencëtarët në Australi thonë se kanë identifikuar se si sistemi imunitar i trupit lufton virusin…

By admin

Shkencëtarët në Australi thonë se kanë identifikuar se si sistemi imunitar i trupit lufton virusin Covid-19. Studimi i tyre, i botuar në revistën Nature Medicine, tregon se njerëzit po shërohen nga virusi i ri sikurse janë shëruar edhe nga gripi. Qelizat imune, duhet të ndihmojnë gjithashtu në zhvillimin e vaksinave, thonë ekspertët. Në nivel global, autoritetet kanë konfirmuar më shumë se 160,000 raste të koronavirusit dhe rreth 6.500 vdekje.

“Ky studim është i rëndësishëm sepse është hera e parë kur ne me të vërtetë po kuptojmë se si sistemi ynë imunitar lufton koronavirusin e ri“, tha bashkëautorja e studimit Prof Katherine Kedzierska.

Por cfarë është gjetur konkretisht?

Shumë njerëz janë rikuperuar nga Covid-19, që do të thotë se dihej që sistemi imunitar mund të luftojë me sukses virusin. Por për herë të parë, ky studim identifikoi katër lloje të qelizave imune që luftonin Covid-19.

Ata morën në studim një pacient i cili i përkiste kategorisë së rasteve të buta, ku vihej re një moderim i virusit duke mos pasur çështje të mëparshme shëndetësore. Gruaja 47-vjeçare nga Wuhani, epiqendrën e koronavirusit në Kinë, ishte shëruar brenda 14 ditëve. Prof. Kedzierska tha për BBC se ekipi i saj kishte ekzaminuar “gjerësinë e përgjigjes imune” në këtë pacient.

Tre ditë para se gruaja të fillonte të përmirësohej, qelizat specifike ishin njollosur në rrjedhën e saj të gjakut. Në pacientët me grip, këto qeliza të njëjta gjithashtu shfaqen rreth kësaj kohe para shërimit, tha Prof Kedzierska.

“Ne ishim shumë të ngazëllyer për rezultatet tona – dhe faktin që ne në fakt mund të kapnim shfaqjen e qelizave imune në pacientin e infektuar para përmirësimit klinik,” i tha ajo BBC-së.

Identifikimi kur qelizat imune goditen mund të ndihmojnë në “parashikimin e rrjedhës së virusit”, tha Prof. Bruce Thompson, dekani i shkencave shëndetësore në Universitetin e Teknologjisë.

Ministri i Shëndetit në Australi Greg Hunt tha se gjetja gjithashtu mund të ndihmojë “gjurmimin e shpejtë” të një vaksine dhe trajtimeve të mundshme për pacientët e infektuar. Ndërkaq, Prof . Kedzierska tha se hapi tjetër për shkencëtarët ishte të përcaktojnë pse reagimi imunitar ishte më i dobët në raste më të këqija.

“Tani është e rëndësishme të kuptojmë se cfarë ka të ndryshme tek ata pacientë që kanë gjetur vdekjen për shkak të këtij virusi, në mënyrë që të kemi mundësi të mbrojmë të tjerët që ndodhen në gjendje kritike’’- ka shprehur ndër të tjera Prof . Kedzierska.

Qëndra kryesore, e cila ka marrë fonde shtesë nga qeveria australiane, si dhe donacione nga bizneset dhe miliarderi kinez Jack Ma, po studion ende për zbërthimin sa më të hollësishëm të virusit, për të gjetur dhe antitrupin e tij. Por sipas shkencëtarëve kjo do të doje ende dhe pak kohë.