Masakër në pyjet e Shqipërisë

Moratoriumi i gjuetisë, pavarësisht se ka vite që është vendosur duket se efektet e parashikuara nuk respektohen nga të gjithë.

By admin

Moratoriumi i gjuetisë, pavarësisht se ka vite që është vendosur duket se efektet e parashikuara nuk respektohen nga të gjithë.

Mjaft gjahtarë të paligjshëm, duke përfituar nga gjendja e emergjencës nga virusi Covid-19, kanë marrë armët e tyre dhe i janë drejtuar zonave të ndryshme për të ushtruar aktivitetin e tyre të pashqetësuar. Ndërkohë, kanë qenë vetë ata që kanë publikuar fotot në rrjetet e tyre sociale.

Zamir Dedej, drejtori i përgjithshëm Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në një lidhje me Skype në edicionin e lajmeve në Report Tv, deklaroi se edhe dyshon mbi vërtetësinë e fotove, nëse mund të jenë bërë ditët e fundit, por shtoi se pas denoncimit të rastit në media është njoftuar policia për të nisur hetimet.

Moratoriumi i gjuetisë në vendin tonë ka një afat 5 vjeçar dhe pritet të përfundojë në vitin 2021.