Kalendari Mjedisor

Një lloj i panjohur bari në lulishten e Vlorës, Leli: Do angazhojmë Institutin e bimëve për analizimin e tij

Një lloj i panjohur bari i lartë që e ruan vesën gjatë gjithë kohës në formë të konservuar përgjatë trupit ka mbirë në lulishtet në hyrje të qytetit të Vlorës.

By admin

Një lloj i panjohur bari i lartë që e ruan vesën gjatë gjithë kohës në formë të konservuar përgjatë trupit ka mbirë në lulishtet në hyrje të qytetit të Vlorës.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, publikoi sot një fotografi të këtij lloji bari, ndërsa theksoi se “bashkia e Vlorës do të angazhojë Institutin e Bimëve për të analizuar shkaqet e lindjes dhe përbërjen biologjike të kësaj specieje”.

“Na rezulton se gjatë këtyre 40 ditëve të karantinës në hyrje të Vlorës ka mbirë një lloj i panjohur bari i lartë që e ruan vesën gjatë gjithë kohës në formë të konservuar përgjatë trupit”,- tha Leli.

Kryebashkiaku Leli shprehet se “ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos i afrohen pa u zbuluar më parë efekti i kësaj bime mbi organizmin e njeriut. Për momentin bimë të tjera dhe pemë të ndryshme po shtohen rrotull barit të çuditshëm me përmasa gjigante që ka dalë në hyrje te qytetit”.