Nafta mbush Gjanicën, banorët akuzojnë kompanitë por ndotësi mbahet akoma i fshehtë

Kompanitë naftënxjerrëse në Fier vazhdojnë të shkaktojnë ndotje të lartë. Situate në lumin Gjanica këtë mëngjes është pak ti thuash skandaloze. Një sasi kolosale nafte është derdhur në lumë, ndërsa banorët akuzojnë se autoritetet kanë ulur kontrollet, e si pasojë kompanitë nuk mbajnë asnjë përgjegjësi.

By admin

Kompanitë naftënxjerrëse në Fier vazhdojnë të shkaktojnë ndotje të lartë. Situate në lumin Gjanica këtë mëngjes është pak ti thuash skandaloze. Një sasi kolosale nafte është derdhur në lumë, ndërsa banorët akuzojnë se autoritetet kanë ulur kontrollet, e si pasojë kompanitë nuk mbajnë asnjë përgjegjësi.

Fenomeni i ndotjes u rikthye, ndërsa  autoritetet po hetojnë për të gjetur ndotësit.

Inspektorët  e Mjedisit thonë se kanë nisur një hetim për të zbuluar dhe ndëshkuar ndotësin, që duke iu referuar edhe rasteve të ngjashme në të kaluarën, kanë qenë kompanitë naftënxjerrëse që veprojnë në zonë.

Qytetarët në Fier e thonë edhe me emër kompaninë që sipas tyre ndot lumin, por Ora News do të presë zyrtarizimin e saj për të treguar se kush është fajtori i kësaj situatë në kufijtë e emergjencës mjedisore.

“Duhet të bëjnë çfarë është e mundur që të izolojmë mbeturinat e naftës që vinë nga larg. Ta pastrojnë. Është neglizhim, pakujdesi, mund të ketë edhe ndonjë farë interesi me njëri-tjetrin.”

Uji ka marrë ngjyrën e zezë të naftës, ndërsa zona me dendësi të madhe banesës kundërmon nga era e rëndë përgjatë gjithë lumit.

Qytetarët thonë se po vuajnë pasojat e neglizhencës së autoriteteve në këto kohë të karantinës të cilat po shfrytëzohen nga kompanitë naftënxjerrëse

 “Disa herë ka pasur ka pasur ndotje. Kur ulet kërkesa e llogarisë atje lart, rrjedh ndonjë pus apo ku e di unë si është puna, dhe e vuajmë ne këtu.”

 Ora News do të vazhdojë të ndjekë këtë skandal të ndotjes së Gjanicës edhe në ditët në vijim për ti dhënë zë kështu thirrjes së qytetarëve për institucionet që duhet të tregojnë forcën e shtetit për këdo kompani që ndot ambientin.

Por pavarësisht raportimit të ditëve më parë, ngjarja mbetet mbetet ende pa autorë. Prefekti i Fierit i ka rikthyer dyshimet tek kompanitë naftënxjerresë që veprojnë në zonë. Deklarimeve të ISHP se firmat e naftës janë mbyllur, ai iu përgjigj se ndotjen mund ta shkaktojë edhe vetëm një punëtor.

Prefekti i Fierit, Baki Bala, duke iu përgjigjur interesit të Ora News tha se janë inspektuar dy subjekte naftënxjerresë, por ende nuk është arritur në një përfundim.

Bala: Kjo ka ndodhur dy ditë më parë dhe në këtë situatë unë kam pasur një aktivitet të shtuar edhe me Inspektoriatin e Mjedisit, i cili ka inspektuar dy nga subjektet që operojnë në fushën e nxjerrjes së naftës. Ky është një proces i vështirë, nuk mund të arrish në konkluzionin që është këtu. Por është fakt që kemi pasur këtë lloj fenomeni dhe është duke u punuar për ta menaxhuar.

Të mërkurën, ISHP Fier  tha se pas verifikimeve kishte dyshime se mbetjet në Gjanicë mund të jenë hedhur nga ndonjë prej 5 fasonerive që veprojnë në zonë, të gjitha pikat e hidrokarbureve në zonë janë të pezulluara.

Ndryshe mendon Prefekti Bala.  Sipas tij mjafton që në kompanitë hidrokarbure të punojë një person, për të bërë të mundur ndotjen.

Bala: Pavarësisht kush është aktiviteti i plotë në fushën e naftënxjerrjes ky është një lloj fenomeni që mund të bëhet dhe me pak njerëz, edhe me një individ.

Ndërkohë banorët e zonave përgjatë Gjanicës në vazhdimësi kanë fajësuar kompanitë naftënxjerrësë si shkaktuarë të ndotjes së ujërave dhe tokës.