Hidhet në Llogara sasia e parë i insektit për të luftuar procesionaren

Procesionaria, sëmundja e pishave po luftohet me sisteme natyrore, si mënyra më efikase.

By admin

Procesionaria, sëmundja e pishave po luftohet me sisteme natyrore, si mënyra më efikase.

Prej dy muajsh në laboratorin e Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Pyjeve ka nisur të zhvillojë një eksperiment duke shumuar një insekt kolosoma  (Calosoma ) që hidhet në tokë dhe lufton procesionaren e pishave.

Sasia e parë e këtij insekti erdhi dy muaj më parë nga Turqia. Eksperimenti i këtij modeli nisi nga Llogaraja, ku i pranishëm ishte ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi. 

Klosi: Është nga ato punët shkencore që janë të vështira për tu realizuara, por kërkojnë që mbi të gjitha të kesh mend. Nëse do të niseshim dhe do përpiqeshim ta luftonim procesionarin në rrugën klasike dhe të fillonim të prisnim degët e pemëve dhe pastaj ti digjnim dhe të shpresonim që nga ky veprim mekanik të kishim një situatë pozitive në pyjet shqiptare të pishës, do të kishim bërë një gabim sa i përket pemëve dhe më pas ata çfarë thonë profesorët do kishim luftuar në minimum procesionaren vetë si fenomen.