Toka është i vetmi planet që ka jetë dhe ne njerëzit ndër të gjitha gjallesat jemi të vetmit që nuk e trajtojmë Tokën mirë,që nuk kujdesimi e që jetojme sikur te jemi brezi i fundit. Por ja që nuk është keshtu. Ne nuk jemi të paret dhe nuk kemi për te qënë as të fundit, sepse jeta vazhdon dhe shumë njerez të tjerë do të përshendesin platenin Tokë dhe do te bëhen pjesë e tij. Dhe do të jenë pikërisht këta individë ata që do të vazhdojnë një kulturë sikurse të parët e tyre e keshtu Toka dalëngadalë shkon drejt fundit.
Në fakt ka shume individë që kryejnë punë të mëdha për mbrojtjen e Tokës,mjediseve,ujërave,ajrit.Ata janë ambientalistët.Por fatkeqesisht jo të gjithë janë ambientalistët dhe jo të gjithë kanë shpirtin dhe zemrën e një ambientalisti dhe sërish për fat të keq numri i tyre është më i madh.E kështu c’ndodh?Ata fitojnë.
Ka me mijëra fabrika sot në gjithë botën që gazrat e dëmshëm të të cilave shpërhapen në ajër,mbetjet e papastra derdhen në lumenj e shumë individëe që ndotin tokën duke hedhur përtokë mbeturina te ndryshme.Shtetet e mëdha,qytete metropolitan kanë nivelet më të larta te ndotjes.Per shembull:India,Pakistani,Kina,ShBA,Irani,etj.Por të gjitha këto ndotje që shkaktohen nga njeriu ndikojnë tek vetë njeriu dhe gjithashtu edhe tek gjallesat si:peshqit,shpendët,kafshët te cilët ndeshen me në habitat te shkatërruar.Ne u shkatërrojmë mjedisin e tyre jetësor kafshëve,ne ndotim mjediset ku vetë jetojmë,ne behemi shkaktarë të sëmundjeve të ndryshme respiratore.Jemi ne shkaktarët dhe kjo duhet të ndalojë dhe të ndryshojë.
Por çuditërisht pas shumë dekadave duket sikur vërtet ka ndryshuar dhe ndaluar.Sot individët po ndeshen me një sëmundje të re,nje virus të ri i cili po vret pa meshirë njerëzit të cilët janë të pashpresë para tij.Ky eshte virusi COVID-19 ose I njohur ndryshe si CORONAVIRUS,një armik I padukshëm për njerëzimin që ka bërë që miliarda individë të qendrojne të mbyllur në shtëpi,të ndalojnë së punuari,të heqin dorë nga çdo impenjime, sepse janë të frikësuar.
Por ndërsa gjithë ekonomia dhe njerëzimi po shkojnë drejt nje kolapsi c’po ndodh me natyren?Po rikuperohet.Fabrikat janë mbyllur e nivelet e ndotjes janë ulur.Shtresat e ajrit po pastrohen,gjallesat po I gezohen habitatit të tyre,gazrat e dëmshme nuk janë më të pranishme.
COVID-19 është virusi dhe armiku vdekjeprurës për njerëzit por ilaçi I Tokës dhe I gjallesave.Natyra po na degron një mesazh me pandemine CORONAVIRUS.Njerezimi po ushtronte aq shumë presion mbi natyren me pasoja shkatërruese dhe ky është një lloj paralajmerimi që mos të kujdesesh për planetin ku jeton do të thotë mos të kujdesesh për veten.Por mënyra se si ne po e marrim këtë mesazh është e frikshme dhe tmerruese,por është një mesazh që nuk do ta harrojmë dot kurrë.
Sot Toka po merr frymë lirshëm,sot gjallesat po I gëzohen natyrës se tyre,sot njerezit po kuptojne se c’do të thotë kujdes dhe pasterti.Edhe e gjithë kjo në saj të armikut të padukshëm të njerëzimit, por ilacit magjik te Tokes.
Edhe të shpresojmë se kur e gjithe kjo te mbarojë të njohim rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe mbajtjen pastër të cdo ambienti ku qëndrojmë.Toka ka nevojë që ne ta trajtojmë mirë atë dhe nëse e trajtojmë mirë atë jemi duke trajtuar mirë veten tonë.Duhet të jemi më të përgjegjshëm.
Duhet të respektojmë natyrën.