Ese nga Griselda Filipaj, Shkolla e mesme profesionale “Kolin Gjoka” Lezhë

Toka kjo fjale e thjeshte qe mbart me vete thesare pa fund qe ne disa…

By admin

”Mesazhi im per token“

Toka kjo fjale e thjeshte qe mbart me vete thesare pa fund qe ne disa i kemi zbuluar e disa te tjera po rrekemi ti gjejme e  te tjera akoma i kemi shkaterruar. Secili prej nesh është pergjegjes per ty  “Toka ime”. Po sa e ndjejme ne kete pergjegjesi?! Sa jemi te vetedijshem qe ti je shtepia jone, shtepia ime?! Sa jemi te vetedijshem ne qe ti loton prej nesh cdo dite?! Ty te sembon mendjemadhesia jone dhe moskokecarja jone per ty. Ndoshta duket dicka e pazakonte te them qe ti ndien, Por po ti vertet ke ndjenja. Merzitesh, lodhesh, qan, vuan per ato qe në shkaktojme dhe shkaterrojme me duart tona …. hehhh e si per cudi ne te kujtojme vetem nje dite, diten qe eshte shenuar per ty. Kujtohemi ate dite per te mbjellur nje peme, per te shkruar nje varg apo per te bere nje picture. Sa bukur do te ishte te kujtoheshim cdo dite. 

Kur piktori merr telajon e tij dhe nga ty merr frymezim, eshte nje mesazh I forte per te thene qe ti `Toka ime` je e vlefshme. Ne muzgun e nates poetet vargje per ty thurin, nuk ka rendesi nese jashte eshte stuhi apo nate e qete plot yje, ti gjithmone je frymezim. Te gjitha keto jane nje cast, jane nje dite, e ndersa ditet e tjera te vitit ne te shkaterrojme pa meshire… kujdesemi nje dite per ty duke u perpjekur qe te largojme cdo papasterti qe kemi hedhur furishem poshte te papergjegjshem, e në vend qe te jemi te ndergjegjesuar cdo dite. Fatkeqsisht jemi te kujdesshem dhe te duam vetem per nje dite. Per te ardhur keq apo jo? Eshte e frikshme se si harrojme, se nga ty “Toka ime” marrim shume gjera,… e frikshme si harrojme se ty te shkaterrojme cdo dite. Ti je gjeneza e jetes sone. Pa ty nuk do te ekzistonim ne. Jemi pashmangshmerisht te lidhur, por ti pa ne mund te marresh fryme, ndersa ne pa ty nuk mund te ekzistojme. Kur dua te gjej rolin tend ne jeten e njeriut, e kuptoj se paske jo vetem nje rol. 

Shkencetaret me te medhenj, zbulimet e tyre i paskan bere vetem duke te te vezhguar dhe soditur ty. Filozofet me te medhenj, filozofine e jetes e kane dhene pasi kane medituar dhe udhetuar ne bukurite e tua pafund. Ti ke aftesi te transformosh cdo gje apo te krijosh nga hici me hapa te shpejte ose me ngadalesi miravjecare ashtu si eshte me e mira per banoret e shtepise tende. Fale teje mund te zgjohem ne mengjes e te nuhas aromen e luleve apo te degjoj kengen e zogjve. Fale teje mund te enderroj, te zhytem thelle ne mendime sepse ti me ke dhene pejsazhe pafund dhe imagjinata ime nuk ua kalon atyre. Ti je nje muze gjigand dhe historine e njerezimit e ruan me fanatizem duke na treguar se ne jemi banoret, ndoshta me te rendesishem per ty. Ti na jep ne kujtime, mesime e dhurata pafund. Nese nuk do te ishe ti, une nuk do te kisha nje shtepi, une nuk do te kisha nje vend ku te thoja me krenari `Ky eshte atdheu im`. Nuk do te kisha nje vend, ku te ndjehesha e sigurte, nuk do te kisha habitatin tim. 

Historia na ka mesuar se njerezimi ka luftuar gjithmone per te pushtuar territore, por nuk ka luftuar asnjehere aq sa duhet qe te kujdeset per ty. Duam vetem te te pushtojme dhe pafund te te shterrojme energjite, por ti je me e forte se ne. Sa dhuratat i ke ti per ne, ndersa ne per ty kemi vetem neperkembje. Sa e lehte do ishte te fillonim te ndryshonim duke u kujdesur vetem pak per ty nuk ke nevoje per shume gjera sepse i ke te gjitha vet. Ke nevoje vetem per pak respekt. Po si mundemi valle te jemi kaq mos kokeqares?? Ta them une “Toka ime” sepse e kemi kohen te mbushur me gjera qe nuk vlejne aq shume e qe nuk kane rendesi. Ne mendojme vetem ti gezohemi momentit, nuk mendojme te shijojme edhe te ardhmen duke u perkujdesur per ty. Disa njerez po perpiqen me forcen e tyre te bejne nje ndryshim, te na tregojne se ne mund te bejme dicka duke filluar nga vetja, por ka te tjere qe me hipokrizine e tyre i bashkangjiten kesaj beteje por shume shpejt behen tradhetar, duke te braktisur ty e duke shkuar pas thesareve qe do shterrohen nje dite, pasi nuk po kujdesemi per to. Me vjen keq kur shoh postera, fletushka apo libra me ty, na mesojne te duam, te te perqafojme ty por ne nuk dime si ta bejme kete gje. 

Kemi harruar qe ti je jeta, kemi harruar se cdo gje e kemi nga ti e e shtrenjta toke. Sot te kemi shkaterruar e te kemi derrmuar. Ehhhh e di , jemi pergjegjes per cdo gje, shpresoj te na falesh e t’mos hakmerresh ndaj nesh e ndaj gabimeve qe kemi bere kundrejt teje, por jam shume e bindur qe ne do ndryshojme per te miren tone pastaj dhe për ty. “Toka ime , po te jap nje mesazh sepse une e di qe ti ndjen, e di qe ti je e gjalle dhe mban gjithcka gjalle….. se bashku do ja dalim, do jemi bashke te kapur fort pas njeri-tjetrit per te kaluar dhe permirsuar gjdo gabim timin dhe te secilit prej nesh “. Sepse po nuk fillova une nga vetja ime nga sjellja ime nuk mund te pres nga te tjeret, ndaj me nje gjest te vogel dua te filloj duke te konsideruar ty si nje mike dhe cdo mengjes te te dergoj nje mesazh. Por mesazhi per ty eshte special sepse eshte mesazh edhe per veten time. Me duhet ta ndryshoj sjelljen time kundrejt teje. Ne kete menyre jap nje shembull e shpresoj dhe besoj tek vetja se mund te ndihmoj e te korrigjoj gabimet e bera. E di qe edhe ti `Toka me`, ke besim tek ne, po shpreson dhe prêt, sic prêt nena femijen tek dera qe ne te vijme per tek ti per te te kthyer dhuratat e pacmuara qe vazhdon ten a japesh pa kursim.