Dita e Tokës
Toka është vendi ku cikli jetësor lindi dhe vazhdon akoma edhe sot. Nëse për shkencëtaret dhe industrialistet e mëdhenj ajo mund të konsiderohet si një pikëz e vogël në univers për ne toka është shtëpia jonë e madhe ku bashkëjetojmë me njëri-tjetrin dhe zhvillojmë aktivitet tona.Të jetosh në një tokë të pastër dhe në një vend të shëndetshëm ndoshta shumica mendon se mund të jetë shumë në kohën e teknologjisë ,por kjo gjë për njerëzimin konsiderohet si një luftë që do të vazhdojë për një kohë të gjatë, sepse beteja duhet fituar .
Pavarësisht nga fakti se disa luftëra lidhur me çështje duken sikur janë të humbura askush nuk heq dorë në mbrojtjen e planetit pasi ai është më i rëndësishmi në ditët e sotme.Ndaj dhe çdo vit organizohen festivale, parada dhe marshime në të paktën 192 shtete për të mbështetur mbrojtjen e mjedisit.Një prej ditëve më të rëndësishme është edhe dita e Tokës që organizohet çdo vit në 22 prill,që nga viti 1970 kur aktivisti John McConnell, propozoi një ditë për t’u bashkuar për sigurinë mjedisore.
Qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të planetit tone. Po ashtu, një qëllimi tjetër i kësaj date mbetet mbrojtja e të gjitha resurseve natyrore nga ndotja. Kjo ditë më tepër i ngjan një lëvizjeje e cila angazhohet për përfshirjen e te gjithëve në mbrojtje të Tokës.
Është një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë vendit në të cilin ne jetojmë. Pikërisht në këtë dite shumë qytetarë, femijë, të rinj e të moshuar kudo në botë ndajnë pak kohë për të mbjellë një pemë, pastruar një territor publik apo për të marrë pjesë në evente që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore.
Fatkeqesisht sot Toka shkatërrohet nga duart e qënies që ajo krijoi ,nga ato duart që duhej të ishte më e sigurt, pra nga njeriu. Degradimi dhe shkretëtirëzimi i tokës vjen si rezultat i veprimit të faktorëve, para se gjithash njerëzor, e shumë më pak të atyre natyror. Faktori njeri ka rolin e tij më të madh në degradimin e tokës. Ky degradim i tokës vjen si rezultat i ndotjes së madhe të mjedisit jetësor, që janë si pasojë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, në mesin e të cilëve veçohen: energjetika, industria dhe komunikacioni.
Për një të ardhme më të shëndetshme të brezave që do të vijnë, është detyra jone ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të vendit tonë . Nuk është e gjitha e humbur në këtë botë, sepse njerëzimi është ende duke u kujdesur per planetin. Sidoqoftë, duhet të bejmë përpjekje për kujdesin ndaj Tokës jo vetëm një herë në vit, por edhe çdo ditë. E ardhmja jonë, gjithashtu si e ardhmja e pasardhësve tanë, varet nga ne.A duhet të jetojmë ne në tokën e ndotur ose në planetin e lulëzuar ? Kjo është zgjedhja e secilit prej nesh .Ne duhet të jemi të sigurt në çdo hap që hedhim pasi jeta jonë është në duart tona.Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se Toka është nje vend i bukur për të cilin vlen të luftohet.