Tema: Dhe Toka shperblen…
Me dukej gjithnje e cuditshme kur degjoja per mallin qe kishin njerezit per vendin e lindjes, per token e te pareve te tyre…
Dhe vetem tani e kuptoj arsyen …
Prej disa vitesh kam emigruar ne vende te tjera per te siguruar te ardhura te mjaftueshme per te ndjekur shkollen .Dhe e dini se une vija nga fshati ,ne familjen time kishim pak toke dhe e kishim lene djerre ,sepse bashke me babain dhe vellezerit e mi detyroheshim te emigronim ne Greqi ku per ironi te fatit duhej te punonim ne bujqesi,kryesisht ne mbledhjen e frutave apo dhe duhanit.
Vetem kur binim ne mbremje ne gjume e kuptonim lodhjen e dites ,e kjo na ndoqi per vite me rradhe .Kur u regjistrova ne shkollen profesionale ,degjova te flitej shume per vleren e tokes,benefitet qe ajo te jep me nje investim fare te vogel.Dhe me kalimin e viteve kuptoja akoma me shume se cdo te thoshte shprehja :”Toka shperblen ate qe e punon”…
Kete vit vendosem bashke me babain dhe vellezerit e mi te mos emigrojme me ,por ate pak toke qe kemi ta shfrytezojme per familjen dhe pse jo edhe per te ngritur nje serre me produkte te stines.
Keshtu filluam te jemi prane tokes sone ,prane familjes dhe pse jo prane prones sone,e te mos e conim dem forcen tone fizike, atje ,ne emigrim.
Sot e ndjej nen kembet e mia bereqetin qe me jep toka ime .Kemi filluar te ndjejme forcen e tokes edhe ne xhepat tane.Tani te ardhurat e familjes sime jane rritur dhe kemi nje jetese te mire . Kuptova se toka me te vertete shperblen ate qe i sherben.
Sot jam ne vit te fundit ne shkollen profesionale jo per bujqesi por per veterinari , sepse dhe keshtu jam prane profesionit qe me shume pelqej.Kam tjeter respekt per vendin tim,token time ,dheut tim ja dalloj aromen gjithandej dhe ketu ku jetoj flas gjithe kohen me moshataret e mi dhe mundohem ti bej te kuptojne se edhe toka jone eshte e pasur, mjaft te jemi ne ata qe me zgjuarsi dhe pak para te kultivojme ate qe duhet.
Toka nuk ka faj nese ne nuk i sherbejme ashtu sic duhet ,e nese nuk edukohemi me deshiren per token ,per bujqesine,per natyren.
Toka ,eshte strehe e ngrohte dhe kete ngrohtesi ajo ta jep nese ndjek Rregullin e Natyres.
Prandaj une them se ne keto dite te veshtira kemi kuptuar shume gjera te dukshme qe ne rutinen e perditshme na duken larg ose nuk i kemi patur fare ne llogari.
Por kur tashe qe toka shperblen ,ketu me besoni kam te drejte…