Kalendari Mjedisor

Shiu përmbyt Shqipërinë, Gjirokastra në alarm, Shkodra paralajmërohet

Përmbytjet dhe problematikat janë rikthyer në disa zona të vendit pas reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë vendin. Përrenjtë malorë dolën nga shtrati dhe rrezikojnë pasoja në Gjirokastër, ndërsa në Delvinë 200 banorë janë të izoluar pasi ura e Vanës u shemb. Stuhia në qytetet bregdetare ka pezulluar punën në porte. Gjirokastra është në situatë emergjence dhe e rrezikuar nga përmbytjet që krijuan reshjet e para intensive për nëntorin.

By admin

Rreth 100 banesa në lagjen Kordhocë të Lazararit rrezikohen nga dalja nga shtrati e përroit të Sopotit si pasojë e dëmtimit të argjinaturave.

Ndërsa në qytet vërshimet e ujërave të përroit të Çullos rrezikojnë shtëpitë dhe banorët e aty pranë, pavarësisht ndërhyrjes së emergjencave për mbajtjen e situatës nën kontroll.

Ndërkohë që edhe liqeni i Viroit rrezikon të dalë nga shtrati, pasi është në kuotë maksimale dhe reshjet vijojnë me intensitet të lartë.

Ndërkohë më shumë se 200 banorë rrezikojnë të izolohen në Vanë të Delvinës, pasi vërshimi i ujrave të lumit të Kalasës ka dëmtuar njërën këmbë të urës.

Ndërsa këto pamje (shiko videon) tregojnë qytetin e Durrësit mëngjesin e të hënës.

Këmbësorët dhe mjetet e patën të vështirë në qarkullojnë, pasi uji kishte mbuluar disa centimetra rrugët.

Siç është bërë tashmë traditë e keqe, problematika u vu në në të gjitha rrugët kryesore të qytetit.

Për shkak të moti të keq, puna në portin e Durrësit dhe Vlorës është pezulluar për peshkatarët dhe ngarkim shkarkimin.

Tragetet nga Italia në Durrës patën vonesa, ndërsa në Vlorë ai nuk mbërrin prej dy ditësh.

Ndërsa në portin e Sarandës stuhia tregoi edhe nivelin e ndotjes së detit duke i kthyer të gjitha mbetjet në breg.

Në superstradën Fushë Krujë- Tiranë, problemi më i madh është përmbytja e nënkalimit pranë Fushë Mamurrasit që mbushet me urë sa herë ka reshje shiu.

Ndërkohë sipas IGJEUM reshjet intensive do të vijojnë dhe tashmë në hartën e rrezikut të përmbytjeve shtohet edhe Shkodra.