Kalendari Mjedisor

Ese nga Klement Kofsha, Shkolla Profesionale ”Mihal Shahini” Cërrik

Toka , nje planet qe mendohet te jete krijuar miliarda vjet me pare , tani per tani mendohet se eshte dhe  i vetmi planet qe ka jete. Ky eshte me te vertete nje luks i madh per te gjithe njerezimin ne cdo cep te saj ,por cfare po ndodh?

By admin

Ese: Toka 

Toka , nje planet qe mendohet te jete krijuar miliarda vjet me pare , tani per tani mendohet se eshte dhe  i vetmi planet qe ka jete. Ky eshte me te vertete nje luks i madh per te gjithe njerezimin ne cdo cep te saj ,por cfare po ndodh?

Cfare kemi bere ne dhe si duhet ta mbrojme ?

Ndonese njerezimi perparon  me zhvillimin dhe teknologjite e tij nuk shikon se keto krijime, zhvillime, betonizime te medha shkaterrojne ekosistemin tokesor qe per miliona vjet ka pesuar ndryshime dhe keto ndryshime do te vazhdojne …

Toka ka ndryshuar bashke me zhvillimin njerezor por sikur te kishim qene pak me te kujdesshem ,sot do te kishim tjeter pamje te saj.

Ndonese rreth 80% te ndotjes e shkakton njerezimi ne menyrat nga me te ndryshme ; nga hedhja e mbeturinave deri tek uzinat e fabrikat qe sa  vjen e rritet  akoma ndergjegjesimi nuk eshte  i dukshem .

Njerezimi mund te beje shume qe ky ekosistem ku ne jetojme te ekzistoje edhe per shume vite pasardhese duke filluar nga riciklimi i plehrave deri tek filtrimi i fabrikave .

Ne  qofte se ne e duam kete planet duhet medoemos te ndergjegjesohemi per veprimet tona  dhe pasojat qe shkaktojne ato.

Ky  ndergjegjesim duhet te filloje shume heret ,tek brezat me te rinj qe me pas te ecim gradualisht dhe  me respektin ndaj natyres te rritet dhe vete njeriu.

Toka eshte planeti yne, prona jone dhe ashtu sic mbrojme shtepine tone qe askush mos ta cenoje ashtu duhet te respektojme dhe planetin tone.

E them kete sepse sot jam nxenes dhe ndoshta mjaft I ri ,por mua askush nuk me foli per respektin ndaj natyres,per rolin e mdh qe luaj ne mbrojtjen e saj,por sic duket keshtu jemi ne njerezit ,I shohim gjerat tek shkaterrohen dhe vetem kur ndjejme rrezikun afer fillojme te marrim masa.

Dhe qe neser te mos jete shume vone ,na edukoni me respektin per natyren,na jepni arsyen e kesaj lidhje kaq te forte mes asaj qe na rrethon dhe asaj qe duhet te rritet Brenda nesh…