Kalendari Mjedisor

Ese nga Silvana Mahmuti, Qyteti Tiranë

Si jemi ne qeniet njerezore, nese kushton ka vlere ama nese na dhurohet, asnjehere nuk ja dime vleren. Per ne eshte me e rendesishme shtepia qe ne kemi ndertuar se vete toka ku ajo eshte, me e rendesishme makina se rruga ku ajo ecen dhe keshtu vazhdon historia, jemi aq te vegjel sa vlera e gjerave qe kane rendesi per ne.

By admin

Tema: Sjelljet tona aspak miqesore me token.

Si jemi ne qeniet njerezore, nese kushton ka vlere ama nese na dhurohet, asnjehere nuk ja dime vleren. Per ne eshte me e rendesishme shtepia qe ne kemi ndertuar se vete toka ku ajo eshte, me e rendesishme makina se rruga ku ajo ecen dhe keshtu vazhdon historia, jemi aq te vegjel sa vlera e gjerave qe kane rendesi per ne.

Te tille jemi, nje shprehje thote “Te tjere duam, krejte te tjere na duan”, sa e bukur e kuptim plote eshte kjo shprehje, sa keq qe vete dashuria eshte tekanjoze, nuk pyet, nuk kontrollohet, nuk merr keshilla e as urdhera. Eshte si je ligj i jetes qe merr te gjitha pushtetet e tua ne dore edhe shfaqet njesoj ne cdo rast e ne cdo lloj te saj, edhe ne dashurine ose padashurine tone per token. Thua valle te mos e duam ate? 

Kur flas per token me duket sikur flas per time me, pa menduar, pa vepruar, thjesht e dua! Kjo nuk do te thote qe une nuk jam shkaku i streseve dhe dhimbjeve te saj, e tille eshte edhe dashuria ime per token, e dua dhe e lendoj. Po po, une prap une, edhe me vetedije te plote…

Ne vogeli mami vuante me mua ne cdo semundje, gervishtje apo ne cdo rast kur une qaja, ajo qante me mua spese ndjente te njejten dhimbje si une, e nderkohe une e doja ne menyre te pakushtezuar, me dashurine e pasterte nje femije, ashtu si token. Mezi prisja te vrapoja, ta sodisja, te kepusja nje lule, ajo te vuante e te gezonte me mua kur syte e mij shkelqenin, apo atehere kur me doren mbi balle qeshja e perpiqesha te shikoja diellin, kur era me guduli ma perkedhelte fytyren, e qeshja e llastohesha pa mase. 

Mbaj mend qe kur ne toke formohej ndonje grope, gjithe diten nxitonim me shoqet e shoket e lagjes ta mbusshnim me uje deri sa uji te qendronte ne siperfaqe, qe ne mbremje te pllaqiteshim ne balte e te benim konkursin tone te perhershem te numerimit te yjeve… Sa bukur po mendoni ju tani, thua valle ta denim ne se shperdorimi i ujit i ben dem, nene-madhes sone tokes?! Jo more jo, nuk e denim, madje mendonim se ajo kenaqet se po pi uje, sa naive! 

Por ky nuk ishte aspak problem per token, ashtu si nuk ishin problem netet pagjume qe mami kishte per mua, problem per token eshte tani, kur une jam e vetedijshme qe po bej dick ate gabuar, e nuk e vras fare mendjen per ate qe pobej amah y ne shpi gjithe nerva, zhvishem e futem nje dush per nja nje ore, me justifikimin qe dita ime ishte e lodhshme dhe dushi me qeteson. Po toka? Po ckosur ka ajo e shkreta per tonelatat e ujit qe harxhij une ne nje jave?  Po pajisjet e mija te karikueshme me energji elektrike qe vetem shtohen, dhe perdorimi i tyre eshte vetem per te harxhar kohen, e ndersa per krijimin e saj toka vetem harxhin cdo burim te rinovueshem. Eshte njesoj si ditet kur je larg familjes, edhe un telefonon fare mamane tende edhe pse je teresisht pushim, edhe ajo atje digjet nga malli dhe nga meraku per ty. 

Kjo eshte vetem nje nga ata, po “kanceri” i prinderve e dini kush eshte? Kur femija, kthen fjalen, perbuz dhe mementi i vdekses se tyre per se gjalli eshte kur femija ngre dore mbi ta. Po mendoni clidhje ka kjo me token, ua shpjegoj une tani!

Po a nuk e perbuzni gjelberimin e parkur me letrat e cokollates tuaj qe do te kerkojne vdekjen e pese ose brezave tua per tu kalbur ose e perkthyer ne vite me shume se 200 vite? A e meritojne ato gjallesa te zhduken vetem se une nuk derboj nje leter ne kosh, apo vetem se une e mbush barin me bishta cigareje, sepse e pi, e kam ves. E nderkohe me te vras me miliona mikrogjallesa ne token ku bie, tymi i saj pastaj gjitet ne ajer e vazhdon shtaterrimin pa te keq. Po edhe makina ime, qe une e dua shume tregon personalitetin tim, prezencen time ndihmon e me kursen shume lodhje mua, ama tokes ja helmon qelizat sic ben kanceri ne trupin e nje njeriu. Goditjet ae ajo merr kur nga thellesite e saj nxirret nafta, per te vazhduar me smogun qe ajo leshon gjithe diten ne rruge duke levizur me apo pa nje arsye te vlefshme per te levizur. 

Me thoni pak dicka per “mushkrite e botes”, jo ate qe po mendon ti, gallesat, gjelberimi, pemet mrekullite natyrore te saj, mendo nje here te vetme si une! E dogjen per ta bere zone industriale, a nuk eshte kjo nje vdekje per se gjalli, piroman qe djegin token per interesat e tyre! A nuk eshte ky rasti kur e ema e mohon te birin e nxjerr nga shtepia, apo kur nga goja e saj nxjerr mallkime per ata qe i ka lindur vete? 

Kjo eshte hakmarrja e nenes, mohimi! E ndersa toka teksa i duron e i duron te gjitha here here na kujton se e keni tepruar, dhe dridhet nga nervat e shkakton termete, cuname. Apo atehere kur shpirti i saj qane nga dhimbjet qe i kemi shkaktuar nga refuzimi e perbuzja jone e perditshme e leshon stuhira e shira te pafund, e ne mjerpohemi, blasfemojme, ama harrojme se nuk eshte asgje krahasuar me ate cka ne kemi bere, bejme edhe do te bejme gjithmone.

Lehtesisht vertetojme se jemi qenje idiote, nuk dime asnjehere te vleresojme ato qe jane vitael per ne dhe mbi te gjitha ato qe ne i kemi falas. Duam vetem ato qe blihen, e si mundet nje qenje humane te vras nje tiger per nje pallto, po qe kur i kemi ne te freret e jetes se te tjereve ne dore? Teorikisht jo, por praktikisht po! Ai qe ka lek, mendon se cdo gje e ka nje cmim, dhe cdo gje qe ai ka e ka blere dhe mund ta beje akoma, ama ne jete e sollen falas pasi e ema e lindi, ne toke qendron, vepron e shperdoron falas, pasi toka eshte si nena jep falas, edhe sigurisht e treat por jo nga rendesia, Dashuria.

Dashuria eshte falas, nuk mund ta blesh as me pasurine e botes, po njerezimi ka harruar, sdi te doje token dhe as te emen. Duket sikur do te emen ashtu sic duket sikur do token. Ne te vertet sdi, as nuk do, e as nuk mundet, pasi askush nuk e di vleren e vertet te gjerave qe dhurohen pa pritur asgje ne shkembim, per fat te keq as UNE