Çfarë është kjo që po ndodh? Çfarë janë gjithë këta njerëz që po largohen? Po kafshët? Ku janë? Para disa kohësh kjo tokë ka qenë e qetë. Çfarë po ndodh sot? Çfarë kemi bërë që e kemi nevrikosur kaq shumë këtë planet? Ky planet na ka dhënë gjithçka.Toka na krijoi ne mundësine për të jetuar, dhe na dha ne ushqim të cilin e merrnim nga dheu I saj. Na dha ujin pa të cilin asgjë nuk do mund të jetonte. Na fali bimët dhe I mësoi ato se si të na jepnin frymë dhe jetë. Na dha zjarrin për tu ngrohur, na dha çdo gjë dhe tani po na jep çdo pjesë të saj për të plotësuar nevojat tona.
Po ne? Cfarë i dhamë në këmbim?Morëm zjarrin dhe me të dogjëm pyjet dhe bimët që na dhanë frymë. U morëm ujin bimëve që na ushqenin dhe me të ndërtuam hidrocentrale. Ujin e ndotëm duke hedhur në të mbetjet industriale, ujërat e zeza, etj. Sikur të mos mjaftonin këto, ndotëm dhe ajrin. Me tymin e industrive..Të gjitha këto po ia bejmë tokës , dhe vetes tonë. Nuk habitem aspak që po ndodhin tërmete, shembje e tokës, cuname, shpërthime vullkanesh. Nuk e kuptoj as se si themi , pse po ndodhin këto kur e dimë pergjigjen. E gjitha kjo po ndodh për shkakun tonë. Sot ne po përballemi me një sëmundje vdekjeprurëse Covid-19. Teksa qëndrojmë të ulur në mes të katër mureve , presim lajmin e mirë që cdo gjë të jetë normalizuar.
Kur në mëngjes hapim sytë dëgjojmë që mijëra persona kanë vdekur në mbarë botën. Ky armik po na sulmon aty ku na dhemb më shumë. Te gjyshërit, te prindërit, te motrat dhe te vëllezërit. Po na lëndon pa frikë. Të ulur pranë dritares kujtojmë kohën kur me miqte qeshnim, qanim, luanim , këndonim, madje na ka marre malli edhe për zënkat tona. Sot po përjetojmë një tjetër mënyrë të jetuari. “Jeta online”. Kjo jetë duket bosh sepse ne nuk e dëgjojmë njëri-tjetrin duke qeshur, nuk ua fshijmë dot lotët miqve..Mos është ky një sinjal që toka po na thërret për të kërkuar ndihmë? Mos toka është duke na thënë të ndërgjegjësohemi? Ne duhet të ndërgjegjësohemi pas gjithë këtyre ngjarjeve që po kalojmë. Shpresoj që të mos e lëndojmë më shumë tokën por të fillojmë ta mbrojmë dhe ta rindërtojmë. Njerëzit duhet të falin dashuri dhe përkujdesje për tokën. Të ndreqin gabimet e tyre.
Sot duhet të qëndrojmë në shtëpi por kjo nuk do të thotë që të krijojmë mbetje pa fund. Jo! Kjo do të thotë që te dalim në oborr të mbjellim një pemë, nëse jo një pemë në oborr , të paktën një lule në vazo.Njerëz te dashur , po e ngre zërin që ju të gjithë të më dëgjoni dhe të vlerësoni të mirat që na jep toka. Të mos shkatërrjmë tokën që kemi, është arti më I bukur që mund të dëshirohet!