MESAZHI PËR TOKËN
Toka është planeti ynë ku ne jetojmë dhe zhvillojmë aktivitetet tona të përditshme .Ajo është miliona vjeçare dhe ne kemi kaluar brez pas brezi gjithmonë duke u zhvilluar dhe evoluar çdo vit,por veprimtaritë tona shpesh janë duke e dëmtuar atë dhe jemi duke ndërhyrë në ciklet natyrore të saj. Pasoja të tjera janë dhe ndryshimet klimatike të cilat po ndikojnë dhe në habitatet e kafshëve që për to janë shkatërrimtare. Njerëzit sa po vijnë dhe bëhen akoma më egoistë ,por ky egoizëm është ai që po dëmton veten e tyre dhe gjithë të tjerët. Ngrohja globale ka shkaktuar shkrirjen e akullnajave , rritjen e nivelit të detit . Pakësimi i gjelbërimit,shkatërrimi i pyjeve për përfitime vetjake , gjuetia e jashtligjshme po çon në zhdukjen e gjallesave endemike. Janë dhe shumë probleme të tjera që ne po i shkaktojmë Tokës dhe vetes sonë . Një problem me përmasa shumë të mëdha është ndotja e mjedisit duke filluar që nga lënia vend e pa vend e mbeturinave ,pesticidet ,plehërat kimike,gazet dhe shumë të tjera. Mosfunksionimi i ligjeve dhe politikës luan një rol të rëndësishëm në shkatërrimin e tokës,por ka ardhur koha që ne të kuptojmë dhe të ndërgjegjësohemi për atë çfarë jemi duke bërë dita-ditës. Peridha e karantinimit ka qënë si një kurim që i është nevojitur prej shumë kohësh,nga abuzimet e bëra prej njerëzve. Duhet të arrijmë të kuptojmë si duhet ta administrojmë planetin tonë duke qënë se është vetë jeta dhe dhurata jonë.