Tema: “Mesazhi im per token.”
Ajri i ndotur, ngrohja globale, ujërat e pista dhe mbeturinat toksike janë vetëm disa prej sëmundjeve nga të cilat po lëngon toka Specialistët nuk dinë ç’të bëjnë. Mediat vazhdimisht tërheqin vëmendjen ndaj gjendjes së mjerueshme të tokës me anë të titujve dhe të diçiturave të tilla si: Peshkimi me dinamit e kthen fundin e detit në fushë masakre.
Një miliard aziatikë do të thahen për ujë brenda 24 vjetëve. Dyzet milionë tonë mbeturina toksike tregtohen në botë çdo vit. Gati dy të tretat e 1.800 puseve të ujit në Japoni janë ndotur me lëndë helmuese. Vrima e ozonit mbi Antarktik është shfaqur përsëri, kësaj here më e madhe. Disa njerëzve u mësohet veshi me lajmet e shumta rreth rrezikut që i kanoset mjedisit, madje ndoshta mendojnë: ‘Përderisa nuk më gjen gjë mua, s’kam pse të shqetësohem.’ Megjithatë, e kuptojmë apo s’e kuptojmë ne, shkatërrimi i mjedisit në përmasa të mëdha ndikon në pjesën dërrmuese të njerëzve. Meqë sot ndotja e planetit është kaq e përhapur, ka mundësi që tashmë ndikimin e saj ta ndiejmë në mjaft fusha të jetës. Prandaj të gjithë duhet të interesohemi për mirëqenien dhe ruajtjen e planetit tonë. Në fund të fundit, ku do të jetonim tjetër?
Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së mjedisit, në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror ose të qenievenjerëzore.Mjedisi ne te cilin jetojme eshte shume I rendesishem per ne. Ai eshte burimi i jetes se njeriut. Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit konsiderohen si pjesa më e rendesishmee jetës në planetin tonë.Te gjitha proceset qe çojne në një sistem ekologjik te suksesshëm janë tëlidhura me programin për përcaktimin e strategjise dhe zhvillimin e mëtejshëm tëobjektivave në ruajtjen e natyrës e të mjedisit.
Koncepti themelor i ekologjisë duhet të njihet fort mirë jo vetëm nga shkollat e mesme, shkollat e larta, universitetet, por edhe nga organet shtetrore apo institutet shkencore te cilat duhet të udhëheq zgjidhjen e problemeve në fushen e ruajtjes se natyrës dhe mjedisit si dhe ato të ngrohjes globale . Por po të njiheshin mirë të gjitha këto probleme sot nuk do te kishim shqetsimet e ndotjes së ajrit, ujit të tokës apo efektet e ngrohjes globale. Ekologjia është themeli i ruajtjes se natyrës dhe të mjedisit dhe si shkencë e biologjisë shfrytzon të dhënat shkencore të kimisë, të fizikës të matematikës dhe të shumë shkencave tjera.
Prandaj ka rendësi të dihet një strategji e cila duhet të ndiqet për të evituar një krizë ekologjike në vendin tonë. Mendoj se prioritetet duhet të jete mbrojtja e mjedisit si një në problemet më të mëdha e më të ngutshme për tu zgjidhur, qe të sigurojnë një natyrë e mjedis te pastër.