Mesazhi im për tokën!
Cfarë është toka?
Unë mendoj se kësaj pyetje mundë ti japim sërë përgjigjesh , por është e rëndësishme të njohim personin që jep këtë pergjigje pasi njerëz të ndryshëm kanë këndvështrime dhe mendime të ndryshme.
Dikush do të përgjigjej se toka është një materie, një planet I përbërë nga uji ,dheu ,bimësia dhe gjallesat që jetojnë në të. Një vend që na ofron kushtet e nevojshme për të jetuar…
Një person tjetër do të thonte se toka është habitati dhe burimi I vetëm I cili na mundëson ekzistencën tonë dhe gjallesave të tjera që jetojnë në të…
Por cilado qoftë përgjigjja për këtë pyetje ,cdo përgjigje ose cdo person që I përgjigjet kësaj pyetje e gjykon sipas ndjenjave dhe mendimeve të tijë. Shumë nga përgjigjet që jepen për këtë pyetje kanë dicka të saktë psh. ,është e saktë kur themi që toka është një materie një planet dhe në të jetojnë gjallesa te ndryshme ,gjithashtu është mëse e vertet nëse dikush do pergjigjej se toka është habitati ose burimi I cili na mundëson jetesën ,por cdo përgjigje na bën të kuptojmë që : Toka është shtëpia ime dhe e të gjithë njerëzve por jo vetëm kaq,toka nuk është vetëm shtëpia jonë është shtëpia e të gjitha gjallesave që jetojnë në të ,duke filluar tek bimësia ,kafshët , njerëzit dhe plot gjallesa të tjera.
Por ne po e dëmtojmë atë po ne njerëzit po e dëmtojmë dita ditës tokën për të plotësuar dëshirat tona. Zhvillimi I teknologjisë shton kërkesat e njerëzve dhe besoj se e kuptoni c’kosto ka kjo ne mjedisin ku ne jetojme dhe ndajmë momentet më të vecanta me miqtë dhe familjarët tanë.
Ne nuk kemi nevojë për një ditë ose një datë të caktuar për tu kujdesur për tokën dhe mjedisin por ne duhet të përpiqemi cdo ditë ,me modesti dhe pa buje të kujdesemi për mjedisin sepse duhet të kuptojmë dicka , nëse nuk kujdesemi sot neser të gjithë do të dëmtohen.
Tokën po e dëmtojmë ditë për ditë është koha të fillojmë të kujdesemi për të pasi nëse nuk e bëjmë sot nesër mund të jetë shumë vonë.
Kam një mezash për të gjithë…Duhet ta mbrojmë tokën sepse është I vetmi vend ku jeta ka kuptim.