“MESAZHI IM PËR TOKËN”
Toka është pasuria me e madhe kombëtare e çdo vendi. Funksionet e saj janë te shumta dhe te pazevendesushme. Populli, mendimtarë e studiues, politikëbëres e vendimmarrës kanë bërë per tokën vlerësime, që kanë leshuar rrenje në ndërgjegjen njerzore, per mbrojtjen dhe perdorimin e burimeve të saj.
Nese toka do të administrohet e perdoret sipas kritereve shkencore dhe do të punohet per ruajtjen e ekuilibrit ushqimor dhe mjedisor,ajo do të ruante veti universale të prodhimit.Toka është mbajtësja e të gjithë aktivitetit tonë te perditshëm dhe burimi yne i ushqimit. Studiues të lashtë,filozofe dhe ekonomistë kanë shkruar dhe i jane perulur tokës per te gjitha te mirat,që ajo na ofron.
Koha ka evoluar.Popullsia në botë është rritur dhe industrializmi ka shkaktuar degradimin e mjedisit .Por, njerzit e dijes dhe me koncepte te qarta për te ardhmen nuk jane stepur por kanë gjetur rrugët e drejta për të vazhduar drejt progresit.Organizatat ndërkombëtare, sot po punojne për pershtatjen e ndryshimeve klimatike,për perballimin e nevojave të popullsisë ne rritje me produkte ushqimore,duke parashikuar plane e programe zhvillimi,si dhe angazhimin e kerkimit shkencor per zgjidhje të reja.Por vizioni i qartë për të ardhmen dhe perpjekjet për progres nuk është kudo njesoj. Për pasojë atje ku burimet tokësore nuk mbrohen nga degradimi ,varfëria është në rritje ,siguria ushqimore e perkeqësuar dhe e ardhmja e brezave vihet në diskutim.
Aktualisht rreth 25% e popullsisë së globit është e varur drejtperdrejtë nga toka,të cilat janë në një proces degradimi. Shkenca duhet të luaj nje rol thelbesor në kontrollin për mbrojtjen e tokës dhe burimeve të saj dhe në administrimin dhe perdorimin e saj bazuar në zbatimin e politikave te qendrueshme.Edhe mjedisi ynë dhe burimet tokësore, në periudhen e tranzicionit pesuan dëmtime serioze.
Shqiperia ështe një vend me biodiversitet te larmishem.Tokat bujqesore me pjellori te lartë,janë te shperndara në zonat fushore bregdetare, në luginat e shperndara përreth lumenjve si rezultat i depozitimeve aluvionale. Për një zhvillim të qendrueshëm, ceshtja shtrohet për ruajtjen dhe administrimin e burimeve tokësore, duke krijuar nje raport të drejtë midis shkallës se perdorimit dhe mbrojtjes te mjedisit.
Mbrojtja e tokës dhe mjedisit nuk është çeshtje e një dite,por e vazhdueshme.Të gjithë brezat kane përgjegjesinë historike të kontribuojnë në mbrojtjen e tokës dhe burimeve të saj. Duhet te fillojë te ngjallet shpresa e ndryshimit të situates ,për një mjedis të shendetshëm.