I dashur ditar!
Kam kohe qe nuk te shkruaj .
Kam kohe qe nuk te shkruaj per ndodhite, per shoqerine dhe familjen time.
Ne fakt kjo, jo sepse nuk kam pasur kohe, por jam ne nje gjendje depresioni.
Ditet e mia nuk i kaloj më me shoqet, nuk dal të argetohem,sepse ne fakt un jam mirë fizikisht por gjerat qe po ndodhin te vrasin ne shpirt.
Te degjosh cdo dite per vdekje njerezish, nga nje virus qe as qe dihet nga ka ardhur, te jetosh me friken se diten tjeter te mos shohesh te afermit e tu, qenka nje ndjesi shumë e keqe.
Por si gjithmone ku ne nje histori te trishte kemi në hero e ne këtë rast heronjte jane doktoret, ku na japin cdo dite shprese,se mund tia dalim dhe qe rrezikojne jeten per ne.
Ndoshta gaboj por ky virus e ka nje te mirë. Është per te qeshur sesi njerëzit janë ndergjegjësuar, duke plotesuar kerkesat e higjenës, duke folur me të afërmit dhe duke u interesuar për to cdo ditë sepse si dihet c’ndodh neser.
Kjo gjendje e keqe i ka stabilizuar njerëzit, po ashtu krejt token, sepse nuk ka njerëz qe të djegin pyjet, te hedhin mbeturina dhe të shkaterrojnë natyrën .
Është për te ardhur keq se si toka duket me e bukur pa veprimtarite tona, ku dhe kafshët janë para nesh sepse nuk i kane bërë ndonjë here keq. Njerezit perfitojne shumë nga nëna natyre, kanë një banesë ku te jetojnë, ku te merren me veprimtaritë e tyre dhe ku jetojnë të lire. Por nuk kanë qenë asnjeherë falenderues dhe perfitimin e kane kthyer ne interes.
Nuk është per tu habitur se si toka eshte me e paster tani qe veprimtarite tona janë pasive, kafshet qe dikur ne i trajtonim keq, per fat te keq po ndihemi ne tani si te tillë. Mendoj se toka po na jep nje mesazh qe duhet ta mbrojmë më shumë dhe shpresoj që pas këtyre ndodhive te kemi nxjerre mësim.