Ese nga Anjeza Nikolli, Shkolla e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka “, Lezhë

Data 22 Prill simbolizon Ditën e Tokës,e cila filloi ne vitin 1970 kur u bë protesta më e madhe në Amerikë,me qëllim për mbrojtjen e mjedisit .Dita e tokës mbart si qëllim që te ndergjegjësojne njerëzit mbi natyren dhe tokën  që të jemi më të kujdesshem mbi mjedisin sepse gjithçka është në të mirën të shëndetit dhe te jetës tone.

By admin

Mesazhi im per token.

Data 22 Prill simbolizon Ditën e Tokës,e cila filloi ne vitin 1970 kur u bë protesta më e madhe në Amerikë,me qëllim për mbrojtjen e mjedisit .Dita e tokës mbart si qëllim që te ndergjegjësojne njerëzit mbi natyren dhe tokën  që të jemi më të kujdesshem mbi mjedisin sepse gjithçka është në të mirën të shëndetit dhe te jetës tone.Te gjithë duhet të jemi përgjegjes  për gjithçka që ndodh mbi tokën tonë dhe secili prej nesh duhet të jape kontributin  e tij mbi mirmbajtjen e tokës sepse në fund të fundit po kontribon për jeten e tij .Nuk mendoj se duhet të kemi një datë konkrete për tu kujdesur apo për tu përkushtuar ndaj planetit tokë,ne duhet të jemi cdo ditë sa më të përgjegjshëm për mjedisin tonë që ta mbrojmë dhe ta ruajmë atë. Riciklimi është nje faktor kyq në mbrojtjen e mjedisit sepse ndihmon në uljen e shpërdorimit të materialeve të dobishme.Secili prej nesh duhet te ndalojë së përdoruri plastiken sepse ështe  një dëm që i bëhet tokës duke qenë se plastika shpenzon kohë për tu ricikluar dhe është mjaft e dëmshme  në shëndetin tonë.

Duhet te jemi të jemi te kujdesshëm të hedhim mbeturinat ne vendet e caktuara.

Gjithashtu një faktor tjetër i rëndësishëm për mbrojtjen e tokës tone është mbrojtja e ujërave nga ndotja duke sjellë kështu edhe mbrojtjen e jetës  së gjallesave dhe kafsheve te ndryshme që jetojnë në ujë. Ka aq shumë veprime që mund të kryejmë në të mir të tokes saqe nuk mund ti numërojmë dot , por kryesorja  ështe që në fillim ta nisim sensibilizimin te vetja jonë.Ne duhet të mendojmë   dhe të jemi falenderues ndaj tokës dhe nënës natyrë  që na ka dhënë gjithçka . Ne mund t’ja shpëblejme tokës me veprimet tona të mira në dobi të saj dhe të jetës tonë duke mbjellur pemë për të shtuar sa më shumë jetë .Githashtu mund të eliminojmë përdorimin e letrës duke sjellë uljen e prerjes së pyjeve . Nje mënyrë tjetër shumë e vlefshme e mbrojtjes së tokës ështe përdorimi i energjisë së rinovueshme . Ështe një mënyre mjaft efektive dhe e vlefshme që të përdorim energjine e ujit,  djellit apo te eres. Një tjetër problem është edhe ndotja e atmosferes nga djegja e naftës apo lëndëve të tjera djegse si rrjedhojë qojnë në rritjen e efektit sere i cili krijon probleme në klimën e tokës .Toka është kaq e vyer për ne prandaj të gjithë sëbashku duhet ti themi STOP NDOTJES, dhe te kujdesëmi sa më shumë për token tonë të bukur .