Ese nga Desaida Pjetri, Shkolla e mesme profesionale “Kolin Gjoka” Lezhë

Po shikoni kete fotografi dhe po mendoni se cfare pune mund te kete ketu?Une jam Desaida dhe jam kjo vajza ne fotografi.Nje vajze 17 vjecare.Une tani dua t’ju pyes se cfare shikoni ne kete fotografi?Dhe e di se shumica nga ju do te pergjigjen se shikojne nje vajze.

By admin

Po shikoni kete fotografi dhe po mendoni se cfare pune mund te kete ketu?Une jam Desaida dhe jam kjo vajza ne fotografi.Nje vajze 17 vjecare.Une tani dua t’ju pyes se cfare shikoni ne kete fotografi?Dhe e di se shumica nga ju do te pergjigjen se shikojne nje vajze.Pas kesaj do ju pyes serish se cfare shikoni pervec meje?Dhe shumica do te verejne detajin qe jam e veshur plotesisht me rroba te zeza.Por une serish do t’ju pyes sepse nuk eshte kjo pergjigjja qe une dua te marr.CFARE SHIKONI NE KETE FOTO??Dhe mbase kot dikush nga ju do te me thote qe shikon:”Nje ambjent me bime te gjelberuara dhe nje vajze qe po prek kete bukuri natyrore.Kjo do te doja te ishte pergjigjja e gjithsecilit nga ju.Por une nuk mjaftohem me kete pyetje por do ju pyes serisht.Tani do ju pyes per detajin qe un jam e veshur me rroba te zeza?Mund te me thoni ndonje arsye qe ju shkon neper mend?Ose serish prisni,sepse me mire po e them une sepse me besoni se e di pergjigjen tuaj.Une them qe do te listoni tre arsye.E para mund te jete qe mendoni se eshte kombinim rastesor,por une t’ju them qe nuk eshte kjo,atehere do te thoni se jam veshur per arsye mode,por jojo serisht nukbe gjetet.Tek e treta se mos ndoshta kam rast vdekje,per kete nuk di cfare t’ju them mbase dhe e gjetet.Keto ishin 3 arsyet qe mund te mendonit ju.Por tani po shpalos arsyet e verteta.

Arsyeja e pare pare ka te beje me evidentimin e gjelberimit te natyres.Sepse aty shikohet qarte se cfare gjelberimi dhe lulezimi ka.Dominon ngjyra e gjelbert sebashku me jeshilen.Dhe une nuk do te doja te kisha veshje me ngjyrat qe natyra mundeson vete,sepse do te nenvleresoja bukurine e ngjyrave te saj…Dhe zgjodha ngjyren e zeze sepse eshte e vetmja qe natyra nuk e perdor.Arsyeja e dyte eshte se ne jemi ata qe e bejme te zeze dhe e mbushim me zymtesi natyren dhe bukurine e saj.Ne e bejme cdo dite kete.Ne e bejme nga nga papergjegjshmeria,nga pakujdesia,nga mos patja e informimit baze dhe mos patja e nje kulture te pergjithshme per rendesine e mjedisit dhe vlerat e tij te shumta.Kjo ndodh nga injoranca e shumte qe ne ka rrethuar dhe nuk na lejon te shikojme veprimet tona.Eshte me te vertete per te ardhur keq.Ndersa arsyeja e trete eshte pikerisht ajo qe ju gjetet,kjo ka te beje me te vertete me rastin e vdekjes,qe une do te kem se shpejti bashke me ju.Nuk po flas me vdekjen e nje personi,po flas pak me tutje se aq.Me vjen keq qe do te mbaje zi per dicka qe po e vras vete dita-dites,,,ose me sakte do te mbajme zi te gjithe nje dite per ate qe po vrasim me duart tona.Nuk kisha degjuar te mbahet zi per dike qe vret vete.Sepse kur behet vrasja behet me mendim dhe nuk ka perse te kete shenja pendimi me vone,sepse kjo do te jete e kote dhe nuk do te kemi mundesi te kthejme asgje sepse koha eshte e vetmja gje qe iken pa u kthyer me pas.Asnjeri nga ne nuk do te donte te ishte ne kete situate.Por ne jemi ende ne kohe.Mund te reflektojme sa nuk i kemi cuar gjerat per keq akoma.Mund ti themi STOP qendrimit duarkryq dhe kembe mbi kembe duke mos bere asgje teksa shohim oete ndotje dhe perbuzje masive qe po i behet natyres,mjedisit tone.Ne qofte se duhet te mposhtim ndotjen duhet si fillim te mposhtim injorancen.Te mire informohemi ne,dhe pse jo te informojme dhe te tjeret.Ta kalojme tek njeri-tjetri kulturen e dijes.Une nuk dua te bej aspak sikur jam perfekte jo dhe joo,sepse nuk jam dhe eshte kjo ajo se cfare une dua.Une dua qe te arrijme drejt perfeksionit te gjithe bashke.Them drejt perfeksionit sepse nese do te thoja te arrijme plotesisht perfeksionin mund t’ju duket e pabesueshme.Por nese do te arrijme deri ne ate pike perfeksionin do ta kerkojme gjithmone e me shume.Sepse njeriu eshte qenie ambicioze,por thjesht duhet pak pune derisa te zgjohet nga gjumi.Jam e sigurt qe pasi te zgjohet do te punoje,kontribuoje dhe kerkoje me te miren per vete dhe njerezit e tjere qe e rrethojne.Ne sic e dime jemi njerez aktiv dhe kjo eshte nje nder faktoret qe kontibuon ne clirimin e gazeve serre ne atmosfere.Normalisht qe nuk do te pretendojme te mos jemi aktiv,sepse eshte dicka jashte normale.Por mund te bejme plot gjera te tjera si prsh:Te konsumatore te zgjuar duke blere paisje eficente si elektroshtepiake.Eshte ne doren tone qe ne ti hedhim mbeturinat ne vemdet e caktuara dhe jo vend e pa vend.Eshte ne doren tone te mos ndezim makinen per te shkuar deri tek dyqani I lagjes.Dhe serisht eshte ne doren tone te recilkojme,te riperdorim dhe te kursejme ose sic njihen ndryshe 3R-te (reuse,reduce,recycle).A e dini se nga ricilkimi I letres dhe kartorit qe mund te beje nje familje per nje vit do te zvogelonte dyoksidin e karbonit(CO2) me 1Ton/Vit.Mund te mbjedhim peme sepse nje peme me madhesi mesatare thith rreth 21.7 kg dyoksid karboni(CO2) ne vit.Keto jane gjera te vogla qe mund ti beje gjithsecili nga ne.Ndoshta mund te jem bere e bezdisshme nga keto fjale sepse mendoni se ka plot fjale,fali,krijime dhe libra qe flasin per mjedisin dhe ruajtjen e tij dhe kjo mund t’ju duket dicka monotone.Por une serish dhe duke ditur kete I shkruaj me deshire dhe shprese qe do ti lexoni dhe do te reflektojme te gjithe sebashku.Perse mos ta bejme planetin tone te shendetshem dhe t’ju pasojme brezave pas nesh te tille sebashku me kulturen e kujdesit per te?!!Ta shohim natyren si dicka hyjnore qe nuk duhet te vihet dore mbi te per ta nencmuar vleren dhe bukurine e saj.Deshiroj shume qe ta keni lexuar deri ne fund kete krijim timin.Sepse vetem nese do e lexoni deri ne fund do ta kuptoni une nuk kam asnje mesazh per Token,por mesazhin e kam per mbare njerezimin.