Ese nga Jetmir Agastra, Shkolla e mesme profesionale “Kolin Gjoka” Lezhë

Toka!, … planeti që brenda tërësisë së saj ka një numër të pafund gjallesash të florës dhe faunës. Dhe mbi të gjitha toka është fidanishtja e jetës tonë njerëzore. Pasi në shtatin e saj gjigant merr kuptim gjëja më e rëndësishme në këtë botë, që është jeta njerëzore. 

By admin

Toka!, … planeti që brenda tërësisë së saj ka një numër të pafund gjallesash të florës dhe faunës. Dhe mbi të gjitha toka është fidanishtja e jetës tonë njerëzore. Pasi në shtatin e saj gjigant merr kuptim gjëja më e rëndësishme në këtë botë, që është jeta njerëzore. 

Ndër shekuj me planetin e moqëm jo të gjithë kanë qenë miq. Kjo sepse për “arsye të pa arsye”, tërësia e rruzullit tokësor është sulmuar keqas nga vetë dora vrastare e njeriut, dëshmi e së cilës është gjendja e mjerueshme në të cilën gjendet rruzulli tokësor sot.

Sikur të mos i mjaftonin sulmet agresive të natyrës, me rrebeshe, stuhi, vullkane etj, etj, është vetë dora e njeriut ajo që ndër vite por sidomos këto vitet e fundit është drejtuar marrëzisht mbi tokën duke i prerë e shkatërruar me qindra e mijëra metër kub lëndë drusore me sopata e motor sharrë, me gatërr e çekular,  gjë e cila përditë e më shumë shton erozionin dhe prishjen e ekosistemit natyror dhe biologjik.Për të vijuar me qindra e mijëra metra katror tokë, që shkatërrohen çdo ditë, duke u zëvëndësuar me beton e hekur teksa mbijnë si kërpurdhat pas shiut ndërtimet shumë katëshe si dikur bunkierët e “luftës”.

Pasuritë nën e mbitokësore të tokës po shfrytëzohen pa kriter dhe në mënyrë barabare nga vetë dora e njeriut, a thua se fajtoria më e madhe e të gjithëve është vetëm Toka apo siç ka thënë  R. Buckminster Fuller  se; “Toka është si një anije kozmike që ka ardhur pa manual përdorimi”, thënë ndryshë seicili mund të bëjë çfarë të dojë mbi të. 

…por ka ardhur koha që ky agresivitet i shoqërisë njerëzore mbi tokën të ndalet, dhe të mos përdoret vetëm si fasadë dita e tokës që është data 22 Prill e çdo viti, për të folur dhe u përbetuar për “dashurinë” e madhe ndaj tokës. Por ditë të saj, duhet të jenë të gjitha ditët e vitit, se toka meriton shumë më shumë sesa çfarë ne kemi dhënë dhe këmi bërë për të, deri më sot.

Se ajo është i vetmi planet në të cilin ka jetë, apo më saktë kemi gjetur vend për të jetuar brez pas brezi. Se ajo është oazi i jetës tonë, të cilën duhet ta duam dhe mbrojmë të gjithë së bashku sa të kemi jetë për të jetuar, ashtu si dhe vargjet e kësaj poezie brilante të shkruar nga  William W. Purkey:

Vallëzo sikur askush nuk të shikon,

Dashuro sikur kurrë nuk do të lëndohesh,

Këndo sikur askush nuk të dëgjon,

Dhe jeto sikur parajsa të jetë mbi tokë.”  

të shkruar nga  William W. Purkey

… dhe në mbyllje të këtyre radhëve mesazhi im për token është; “ Ne duhet ta ruajmë Tokën, sepse nuk kemi planet tjetër rezervë. Se deri me tani Toka ka kontribuar për mirëqenien e njerëzimit, për rrjedhojë është koha e fundit, që njerëzimi të kontribuoj për të mirën e Tokës. E kemi borxh që brezave të ardhshëm t’ju lëmë një planet të shëndoshë , ashtu sikur e kemi trashëguar nga paraardhësit tanë.