Ese nga Elena Seferi, Korçë

Toka….! Nuk mbarojne kurre fjalet e shumta per ta pershkruar ate. Do te nisja te…

By admin

Toka….! Nuk mbarojne kurre fjalet e shumta per ta pershkruar ate. Do te nisja te shkruaja gjith ditet e jetes time per te sepse eshye nje xhevahir I cmueshem qe nuk duhet humbur. Nuk doja te niska te jepja perkufizime te kota per Token dhe mjedisin por do te tregoj mrekullite e saj.       

Kam jetuar ne kete toke per njezet vjet , vitet kalojne dhe un vazhdoj te mesojme teper mbi jeten dhe shikoj se cfar njeriu eshte n gjendje ti beje natyres. Ne femijerine time kam kuptuar se jeta eshte e mrekullueshe dhe kete gje e ben vendi ku jetojme , kjo bote, kjo natyre , ky ajer , ky uje e bejne vet parajsen. Por jeta ka te mirat dhe te keqijat e saj . Jemi ne njerezit e kesaj toke qe po e shkaterojme ate , jemi thjesht bijte e saj. Jeta nk eshte e veshtire njeriu e ben te tille.

 Ne bote ekzistojne shum.pasuri ku njerezit mund te kenaqen  edhe ta shijojne ate por pasruine e natyres jo te gjith e ndjejne , jo te gjith e njohin , jo te gjithe  e perkrahin dhe jetojne sebashku. Jo  te gjith arijne  arijne tee ndjene aromen e eres qe na ledhaton floket , ose te shijojne pemet qe valeviten , lumin gumexhues qe rrjedh ngadale . Eh natyra , nuk jetohet bota thjesht duke e pare por duke lene gjurme ne balten e saj.

Edhe pse nje femije I vogel une shikoja dhe enderoja shum gjera , kisha imagjinaten dhe kjo me shtynte me shum te eksploroja natyren. Une arija te shikoja mrrekullite e saj , shikoja pemet qe me kuroren madheshtore te gjelber vertiteshin nga nje fllad I lehte, une e kisha quajtur “ zonja e eres” . Ajo ishte nje zane e bukur me fustan te bardhe e cila perdridhej dhe ledhatonte pemet  e larta dhe tundte cdo dege e gjethe te tyre. Ishte imagjinata e nje femije te vogel qe kuptonte me mire boten se qindra njerez sebashku .

Shpirti I aventures dhe dashuria per natyren me benin te cohesha dhe te nisja ecjen drejt maleve, pyllit , kafsheve dhe diku atje ndodhej vendi im I preferuar , nje shelg I madh qe zgjaste duart e tij drejt nje burimi te vogel afer tij , ishte nje vend magjik dhe nuk doja te largohesha kurre prej atje. Nder vite kam pare se si njeriu eshte bere I “ pangopur” dhe “ lakmitar” duke mare ate qe nuk ju takon, madje edhe shelgu I femijerise time duhet te jet kthyer ne nje tavoline ose thkesht letrat ku un po shkruaj tani. Me vjen keq qe njeriu eshte kaq I verber dhe nuk arin te shikoje se cfar mrrekullie na ka dhen natyra.  Ai ka shkateruar gjithcka mbi toke , ka shkateruar pyje, lumenj , liqene , dete , male dhe ka vrare kafshe te vogla te pambrojtura. Do te duhej nje roman I gjate te tregoj bemat e njeriut ndaj natyres .  Kur do te heshtin sopatat? Duke e lene pyllin te marre fryme . Kur do te heshtin makinat ? Duke e lene qytetin njehere ne gjume. Sikur bota te heshte do te ngurtesohej gjithcka. Drurit I dhemb kur e godet me sopate, por me shume I dhemb qe bishti I saj eshte prej druri.

Bota eshte merzitur me ne qe gjithmone mer shkelmin mbi kurizin e saj ne kembim te asgjeje. Ajo nuk pret nga ne lek apo monedha ari se ndryshe nga ne ajo nuk eshte lakmitare. Ako pret vetem nje farez te vogel jete nga gjithsecili prej nesh . Do te lumturohej sepse ajo farez do te ishte deshmi e nje njerezimi te dashur qe di te fale dhe te dhuroje .

Toka dhe natyra nuk na lene asnjehere pa na falenderuar . Ato komunikojne me ne , flasin , qeshin , mjafton te dime si t’I degjojme . Ka kaluar mjaft kohe por ende kujtoj kur rija shtrire ne nje lendine te mbushura me luledielli dhe shikoja drejt qiellit  dhe mendoja se rete ishin copeza pambuku te embla qe lodronin ne qiellin e kalter . Kush e dinte se ato nuk ishin copeza pambuku por thjesht grimca ajri, dhe se ato drita naten ne qiell nuk ishin xixellonja por planete miljona kilometra larg nesh.

Eh moj natyre sa e bukur qe je. A ja vlen vertet te zhduket e shkaterohet? E si do te jete bota pa ate? Kur te ngrihesh ne mengjes dhe mos degjosh cicerimat e zogjve ne dritare por ne vebd te tyre zhurma te makinave. 

Cdo vend ne kete toke eshte nje gur I cmuar qe me pas mblidhen edhe krijojne “ kuroren” , vet Token.

Toka di te buzeqeshe me ne , di te luaje , por di edhe te egersohet , jo sepse po e gerrhyejm deri n palce por seppse nuk deshiron qe ne te jemi te keqinj. E keni degjuar ndonjeher se delja I shtyn me koke qingjat e saj ? Jo se eshte egoiste , ajo si cdo nene e di qe femijet e saj do e zhvatin deri ne piken e fundit te qumeshtit , dhe ajo eshte e gatshme te tretet per ta. Ajo vepron keshtu qee ata mos zihen nga lakmia per tu ngopur por te respektojne dhe te duan njeri – tjetrin. Epo duket se mesimin e kan mesuar me mire kafshet , meto qenie te pavetedijshme se saa njerezit te cileve zoti ju ka dhene privilegjin te jene pronare te kesaj pasurie te madhe sic eshte Toka. 

Cdo gje n kete bote kafshet , bimet , natyra  gjithcka na gjunjezohet. E duket se njeriut I pelqen kjo dhe I shfrytezon ata sikur te ishin skllever . Po sikur pemet te rriteshin aq lart sa mos I kapnim dot frytat e saj  api kafshet te na sulmonim sa her perpiqeshim te perfitonim prej tyre. Ja pra kjo do te ishte nje maredhenie reciproke. Te gjithe I gjunjezohen qeines me te rrezikshme nee planet njeriut . Dhe toka mere e merr goditje nga cdo ane ,aq sa nje plage krijohet mbi nje tjeter , e nese mbyllet ajo serisht dhemb. Plaget e hidhura ne toke ju dhembin edhe njerezve por ata nuk arijne ta ndjejne . Toka renkon dhe psheretin posht tyre por jane  teper te zene dhe nuk arrijne ta degjojne dot. Duket se ka nevoje per nje tronditje a nje rizgjim , ashtu sikur lekund nje dege kajsie qe frutat te bien poshte . Nuk vonoi shume edhe erdhen tronditjet e para ne gjith boten ,nje reagim I vertete dhe I vrrullshem,  bota nuk fle kurre eshte gjithmone ne levizje. Megjithate toka u tregua serish bujare. I ndihmoi ata te kuptonin vleren e jetes dhe te zbusin zemrat e tyre. Po  njeriu eshte qenie e cuditshme , haron shpejt dhe I kyhehet serisht jetes lakmitare , te kete gjithcka dhe te jete I pari ne kete garë qe nuk mbaron. Ata vrapojne e vrapojne dhe nuk e dine se ku do te arijne me kete . Lakmia per te vjedhur lavdi , duartrokitje , vemendje  I cojne perpara dhe nuk arijne ta kuptojne se duartrokitjet e verteta I meritojne atehere kur I zgjatim doren dikujt poshte nesh I gjunjezuar.

Me ne fund erdhi edhe pranvera kete vit , kishte erdhur me vrull duke e shtyre dimrin qe ti hapte rrugen dhe ta linte te performonte magjine e saj. Por dukej e lodhur nga udhetimi I gjate nuk ishte e gjalle dhe plot jete. Lulet kishin   celur te plagosura , dielli haroi te shkelqente fuqishem si dikur , I nje hero pas nje beteje dhe  cicerimat e zogjve vinin si nje melodi e crregullt e nje violine te keputur. Por perseri mbetet nje parajse , sythet e para celen dhe te dehnin me ate arome ndjellese dhe  me ate ngjyre te purpurt  ngado. Por dicka te pengon ne kete kohe te dalesh e te vallezosh me te sepse jashte ekziston nje rrezik I madh, dhe me ne fund e kuptuam vleren e lirise ,tokes dhe ajrit.  E kuptuam se si ndihet toka kur ne presim pemet , qelizat e saj  dhe shkaterojme mushkerite e botes ashtu po na vret edhe e ne ky virus deri sa na ndalon se maruri fryme.

A ja vlen vertet te shkaterohet bota? Ky vend I mrrekullueshem! Natyra na jep gjithcka e ne e shperblejme ne jete menyre ? Duhet te mendojme per kafshet , bimet , ujin , ajrin , token dhe se cfare do te ndodhe me ata kur te kemi arritur te presim edhe pemen e fundit. Nese cdo njeri ne jeten e tij do te mbjelle  nje peme natyra do te ishte e kenaqur dhe do te krijohej nje parajse mbi toke . Cfare jemi duke u bere pyjeve eshte nje refleks ne pasqyre I asaj cfare jemi duke I bere vetes.