Ndotja e Fierzës është kthyer në një problem pa zgjidhje! Qeltqi, plastika embetje të tjera kanë mbuluar basenin këto ditë, duke mbajtur larg ata që zgjinin të peshkonin apo pushonin buzë basenit!
Qelq, plastikë e material të tjera që pluskojnë mbi ujë!
Kjo është pamja e Fierzës këto ditë!
Liqeni është ndotur sërish!
Mbetjet nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia kanë përfunduar në basenin ujëmbledhës duke shkaktuar këtë situatë alarmante.
”Faktikisht këto vijnë nga lart. Sa të bjerë shi këto vijnë poshtë prapë. I lenë këtu pa pastruar, era i merr parpë i qarkullon nëpër liqen.”
Edhe qytetarët e kanë braktisur!
Për shkak të ndotjes të paktë janë ata që ende peshkojnë e pushojnë buzë liqenit
”Peshkun e ka marrë lumi, nuk ka më. Rri gjithë ditën këtu deri në orë 4,5 dhe bëj plazhin.”
Problematika e ndotjes është e vjetër dhe mbetet pa zgidhje!
Në 2014 ministritë e mjedisit të Shqipërisë dhe Kosovës firmosën një marrëveshje e cila kishte si qëllim ndërtimin e rrjetave të çelikut në deltat e lumenjve që furnizojnë liqenin.
Por plani mbeti në letër!