Ndërgjegjësimi në formën e një donuti, për atë çfarë na rrethon. Reflektim mbi jetën dhe vlerën!

Pandemia e vitit 2019 dhe historia e saj filloi në një zonë të Kinës së largët, ku më pas fal transportit global ajror u kthye në një faktor kryesor në ecurine e zhvillimit të jetës në mbarë globin. 

By admin

Pandemia e vitit 2019 dhe historia e saj filloi në një zonë të Kinës së largët, ku më pas fal transportit global ajror u kthye në një faktor kryesor në ecurine e zhvillimit të jetës në mbarë globin. 

Natyrë, ekosistem, mjedis – fjalë për identifikimin e asaj që sot përkufizohet luks. Po pse luks, kur ne si tokësor kemi punuar dhe jetuar “sic duhet” mbi këtë sipërfaqe? A e keni pyetur ndonje here veten: Pse ndryshimet klimatike janë shumë të efektshme në kohët ku po jetojmë? Pse ky tog fjalësh ka ndikuar dhe vazhdon te ndikoj dukshëm çdo sektor të jetës. Sa rëndësi ka sot fjala “bazike” apo “e rëndësishme”; sot që indikatori i vlerësimit ka ndryshuar dukshëm, falë kësaj Pandemia. Sikurse gjëndet të thuhet shpesh “Gjithcka ndodh për një arsye” dhe kjo pandemi ishte si efekt i cikleve të tokës (periudhave të kthimit) apo vet planeti kishte planifikuar të organizonte një 50-vjetor të qetë duke respektuar limitet?

Mosekzistenca e vaksinës kundër këtij virusi bëri që shuma shtete të ndiqnin protokolle si distancim social dhe fizik, izolim, anullim ose shtyrje eventesh me pjesëmarrje të gjerë, mbyllje e shkollave dhe institucioneve shëndetësore. Kufizime të cilat kanë ndikuar në turizëm dhe lëvizjet globale, por kanë stimuluar mendimin njerëzor për të vlerësuar atraksionet kombëtare turistike dhe rëndësinë e tyre me krijimin e hapësirave tre dimensionale të muzeve dhe vendeve turistike, si dhe pamjet e kafshëve zoologjik për më të vegjëlit. 

Ekonomia është aspekti i rëndësishëm për qytetërimin, numra dhe parashikime të influencuara nga kjo pandemi të cilat do të varen nga shpejtësia e rikthimit dhe nga vullneti për të vizionuar ekzistencën dhe njerëzimin në favor të rëndësisë dhe vazhdimësisë. Krijimi i modeleve të reja ekonomike për rikthim sa më të shpejtë dhe të efektshëm, por në harmoni të plotë me kryefjalën Natyrë.

Korniza “Hapësirë e sigurtë dhe e drejtë” e krijuar nga Kate Raëorth, një kornizë e cila ndërthur konceptin e kufinjve platenarë të Johan Rockström me konceptin plotësues të kufinjve shoqëror: ekzistojnë nëntë kufinj që lidhen me procesin kritik të sistemit të tokës dhe që përcaktojnë hapësirat e sigurta të njerëzimit për të ruajtur kushtet relativisht të qëndrueshme. Kushti për të qenë brenda kufinjve planetar është një kusht i domosdoshëm por jo i mjaftueshëm për qëndrueshmërinë. Mirëqënia nga ana tjeter kërkon burime, sikurse shihet edhe në këtë grafik rrethor (donuti) ku përdorimi i burimeve është mbi nivelin e kërkuar për të përmbushur nevojat themelore të njerëzimit. 

Ky grafik tashmë është kthyer në kryefjalën e analizave ekonomike të vendeve për të kaluar vështirësitë me këtë pandemi.

Pse vallë, dioksidi i azotit në ajër i cili u monitoruar gjatë kohës së pandemisë dhe izolimit total në Italinë e veriut ishte një tjetër element domethënës për studimet e institute satelitore si një rast suksesi dhe arritje për këtë izolim, ndoshta sepse duke iu referuar grafikut të mësipër është në pjesën e tejkalimeve?

Agjencia Europiane e Mjedisit në këtë kohë pandemia ka publikuar studime mbi thatësirën si paralajmëruese.  Meqënëse jeni përpara periudhës së verës e cila shoqërohet me thatësira, kjo e fundit është një indikator i rëndësishmë për Europën dhe për popullsinë e saj. Studime të ndryshme kanë raportuar se thatësirat meteologjike dhe ato hidromerologjike do të ndikojnë pjesën më të madhe të Europës në shekullin e 21. Ndikimi do të jetë i dukshëm në Europën juglindore, një situatë e cila do të ndikojë përdoruesit kryesor të ujit si agrikulturën, turizmin, industrine, individët. 

Paralajmërimet, studimet e thelluara dhe të zgjeruara në kohë janë celsi për një bashkëveprim të sukseshëm midis risisë, eksperincës, historisë dhe përvojës.

Pandemia që për 2020 u shfaq si miku i natyrës dhe kthehu cdo qasje njerëzore dhe përshtatje në favor të vlerës së jetës dhe vazhdimësisë. 

Vëmendje e rikthyer drejt natyrës por tashmë jo vetëm për bukuritë e saj por të mësuar dhe trashëguar ndër breza vlerën e saj.

Qëndroni të sigurtë dhe respektoni kufinjtë!