Agjencia Europiane e Mjedisit: Shqipëria, në performancën e saj më të mirë ndonjëherë

Agjencia Europiane e Mjedisit vlerësoi Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për performancën më të mirë, vlerësim që e ka ngjitur ndjeshëm në renditje.

By admin

Agjencia Europiane e Mjedisit vlerësoi Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për performancën më të mirë, vlerësim që e ka ngjitur ndjeshëm në renditje.

Agjencia Europiane e Mjedisit  në webinarin e saj të radhës me Rrjetin Europian te Informacionit dhe Vëzhgimit Mjedisor, pjesë e së cilës është edhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ka prezantuar rezultatet e vlerësimit të raportimeve mjedisore që vendet kanë bërë gjatë vitit 2019 drejt këtij institucioni.

“Me kënaqësi konstatojmë se Shqipëria është në performancën më të mirë të saj, 72%,  të shënuar ndonjëherë, duke u ngjitur ndjeshëm në renditje. Ky është rezultat i punës dhe përkushtimit të ekspertëve të saj, nominuar si NRC, dhe vizionit të institucionit për t’i kushtuar vëmendjen dhe angazhimin e duhur këtij procesi në nivele evropiane”, shprehet Agjencia Europiane e Mjedisit.