Hidhnin inerte, procedohen dy persona në Sarandë, IKMT i gjobit me 500 mijë lekë

Dy persona janë proceduar dhe gjobitur pasi ndotnin mjedisin duke hedhur inerte në lagjen Nr.1…

By admin

Dy persona janë proceduar dhe gjobitur pasi ndotnin mjedisin duke hedhur inerte në lagjen Nr.1 të Sarandës.

Policia ka proceduar penalisht N.O, dhe I.Xh, kurse IKMT i ka gjobitur me 500 mijë lekë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Policia e Sarandës ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve N.O dhe I.Xh, pasi në lagjen Nr. 1 Sarandë dyshohet se kanë hedhur inerte në një sipërfaqe toke, duke ndotur kështu mjedisin.

IKMT ka marrë masën e dënimit me gjobë 500.000 lekë dhe vendim për prishje në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar.

Vijojnë veprimet e mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Policia e Shtetit dhe IKMT apelon për këdo të denoncojë shkeljet në mjedis dhe çdo paligjshmëri tjetër, në numrin falas 112 ose Komisariatin Dixhital.