Kolaps me mbetjet urbane të Durrësit, banorët e Sukthit s’lejojnë kamionët të shkarkohen

Pas mbylljes së Porto Romanos me vendim të Këshillit të Ministrave, ku ka nisur puna…

By admin

Pas mbylljes së Porto Romanos me vendim të Këshillit të Ministrave, ku ka nisur puna për shndërrimin e tij në një park të madh kamionët i kanë transportuar mbetjet urbane në 3 pika të tjera në zonën e Sukthit, Manzës dhe Ishmit.

Por kjo ka shkaktuar pakënaqesinë e banorëve të këtyre zonave të cilët i kanë kundërshtuar dhe bllokuar mjetet që të depozitojnë mbetjet. Në Sukth banorët nuk kanë lejuar shkarkimin e kamionëve me mbetje urbane nga Durrësi.

Dhjetëra kamionë kanë mbetur të bllokuar ndërsa drejtori i ndërmarrjes se pastrimit në bashkine e Durrësit shprehet për News24 se pas mbylljes se Porto Romanos qyteti nuk ka se ku t’i shkarkoje mbetjet duke e vënë në kolaps këtë proces.