Ka shanse që ju keni dëgjuar fjalët “masa zbutëse” dhe “përshtatje” të përdorura në kontekst klimaterik. Pra, cila është diferenca midis tyre dhe pse është kaq e rëndësishme të dimë për ato. Në qoftë se keni ndjekur lajmet besoj keni dëgjuar dhe për rritjen e temperaturës, e cila po kërcënon burimet natyrore dhe burimet ujore në të gjithë planetin, duke i bërë stuhitë më të fuqishme dhe duke zgjatur periudhën e thatësirave.
Të gjitha këto janë shenja të ndryshimit klimaterik që po ndodhin në këtë vend në këtë moment. Edhe pse është e tashmja për të cilën po flasim, ne mund të mësojmë shumë nga historia. Kur natyra na flet kaq qartë, bëjmë mirë të dëgjojmë – dhe të përgjigjemi.
Ashtu si arkeologu i Harvard Dr.Jason Ur tha për NASA, “Nëse ne gërmojmë në rrënojat e civilizimeve të hershme, rrallë gjejmë prova që si një shoqëri e tërë të kenë bërë një përpjekje për të ndryshuar fatin e një klime të thatë ose të një mbingrohje globale… ky dembelizëm i shoqërisë humane më duket si arsyeja e vërtetë për shkatërrim.”
Zbulimet e perandorive të lashta Mayan, Khmer, dhe Minoan (ndër të tjera) kanë zbuluar se në qoftë se nuk bëjmë diçka për të përmirësuar ndryshimin e klimës ky ndryshim mund të çojë në një katastrofë. Pra, cilat janë mënyrat se si duhet t’i përgjigjemi ndryshimeve klimatike dhe cilën prej tyre duhet të zgjedhim?
NJË PROBLEM PËR TË CILIN OFROHEN DY ZGJIDHJE
Përshtatja
Imagjinoni sikur jeni në një varkë e cila po fundoset për shkak të një rrjedhje. Nëse doni të qëndroni në sipërfaqe duhet të veproni.
Gjëja e parë që mund të bëni është të merrni një kovë dhe të nxirrni ujin nga varka. Kjo përgjigje quhet përshtatje-duke adresuar pasojën (në rastin tonë është uji që po futet në varkë), por jo problemin (e çara në varkë) .
Në botën klimatike, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC) e përcakton adaptimin si “procesi i përshtatjes me gjendjen e tashme klimatike dhe efektet e saj.” Me pak fjalë të bëjmë çmos për të jetuar dhe të minimizojmë shkatërrimet dhe vuajtjet që sjell ndryshimi i klimës.
Sepse – për të qenë të qartë – ne duhet të përshtatemi. Për shembull, niveli i deteve po rritet. Shkencëtarët kanë projektuar se toka dhe qytetet që tanimë strehojnë 110 milion njerëz mund të jenë nën ujë rreth vitit 2050 nëse ne nuk veprojmë.
Dështimi për tu përshtatur me realitetin që ne dimë po vjen (dhe në të shumtën e rasteve ka ndodhur) kjo nuk është thjesht e papërgjegjshme- është kriminale. Sidomos kur ne e dimë që ndikimet më të këqija klimatike ndikojnë më shumë komunitet më të varfëra apo ato vulnerabël.
Në fund të fundit: Ne duhet të ndërtojmë shtëpi dhe ndërtesa që mund të durojnë stuhi të fuqishme dhe përmbytje.
Ne duhet të mendojmë si të ushqejmë miliarda njerëz ndërkohë që ngrohja globale shkatërron ferma dhe toka bujqësore duke transformuar mënyrën e të ushqyerit. E kështu lista vazhdon.
Përshtatjet e mundshme klimatike përfshijnë një sërë sektorësh, nga bujqësia, zonat bregdetare, mjediset urbane dhe shumë më tepër. Masat përshtatëse që njerëzit po zbatojnë sot, kudo anembanë botës janë disa. Ato përfshijnë:
• Ndërtimi i mureve detare, ngritja e infrastrukturës ose tërheqja tërësisht nga zonat bregdetare. Në Sh.B.A, për shembull, qytete si Charleston, Houston, Miami dhe San Francisco (për të përmendur disa) tashmë kanë planifikuar investime miliarda dollarëshe për të mbrojtur popullsinë e tyre të lidhur me rreziqet që iu kanosen nga përmbytjet.
• Kursimi dhe riciklimi i përdorimit të ujit për shkak të thatësirës. Për shembull, Spanja – e cila ka humbur 20 përqind të burimeve ujore të ujit të pijshëm në vetëm 20 vitet e fundit – ka bërë ndryshime të rëndësishme në politikën e saj kombëtare në lidhje me kursimin dhe riciklimin e ujërave.
• Dhënia prioritet i kulturave bujqësore që janë tolerante ndaj thatësirës si orizi, misri etj, gjë e cila vihet re në shumë vende afrikane që kanë zgjedhur këtë strategji përshtatje si përgjigje ndaj thatësirës.
Ashtu vihet re në shembuj e mësipërm (dhe shumicën e historisë njerëzore) mund të kuptojmë se njerëzit (homo Sapiens) jemi shumë të zotë për tu përgjigjur ndryshimeve mjedisore kur ne duam dhe e shohim se jemi në rrezik mbijetese.
Sidoqoftë, ne nuk mund të ndalemi këtu. Ne nuk mund ta zgjidhim këtë problem vetëm duke u përshtatur me të – veçanërisht nëse shohim kurbën e pashembullt të ndryshimit të klimës dhe temperaturës globale. Zgjidhja e vërtetë e krizës klimatike kërkon strategji që çon në zbutjen e problemit.
Masa zbutëse
Le të kthehemi përsëri tek varka jonë që po fundoset. Nëse përshtatja do të thotë të nxjerrim ujin nga varka, një nga masat zbutëse të kësaj situate është që të mbyllim të çarën në trupin e varkës. Në fjalë të tjera, kjo qasje i referohet zemrës së problemit, duke synuar thelbin e tij dhe jo efektet që vijnë si pasojë e tij.
Në kontekstin e klimës, ashtu si dhe IPCC e përshkruan, masat zbutëse që mund të zbatohen ndaj ndryshimeve klimatike lidhen me “ndërhyrjen njerëzore për zvogëlimin e shkarkimeve nga burimet e gazeve serë”.
Në praktikë këto masa zbutëse mund të marrin forma të ndryshme, duke përfshirë:
• Zëvendësimi i karburanteve fosile që shkarkojnë gazra serë nga përdorimi i qymyrit, naftës dhe gazi natyror me energji të pastra, të rinovueshme si ajo diellore, energjia e erës dhe ajo gjeotermale. Energjia e ripërtëritshme sot është “forma më e lirë e prodhimit të energjisë elektrike. Në vitin 2019, dy të tretat e botës prodhojnë dhe përdorin energji nga burimet e rinovueshme të energjisë, kur vetëm pesë vjet më parë kjo përqindje ishte 1%), duke u bërë kështu një realitet ajo që dje dukej si një ëndërr e largët.
• Zëvendësimi i automjeteve tradicionale me djegie të brendshme me makina elektrike. Ashtu si energjitë e rinovueshme, automjetet elektrike sot janë një realitet i prekshëm nga gjithkush, i cili ka pasur rezultuar me shumë sukses. Siç përshkruan Bloomberg NEF: ” Vetëm në vitin 2018 u shitën mbi 2 milion automjete elektrike, nga vetëm disa mijëra që janë shitur në 2010″.
• Mbjellja e pemëve dhe ruajtja e pyjeve në mënyrë që ata të mund të sekuestrojnë dhe fiksojnë më shumë dyoksid karboni nga atmosfera. Në vitet e fundit mbjellja e pemëve ka qenë një aksion i paparë nga qeveritë e shumë shteteve apo dhe grupe komunitare. Në vitin 2017, Shteti Indian mbolli 66 milion pemë në vetëm një ditë.
Këto janë disa shembuj për të pasqyruar disa masa zbutëse, por ne sot kemi me dhjetëra mënyra tashmë të testuara dhe të provuara në realitet të cilat zvogëlojnë shkarkimet e gazrave serrë. Pra, duke pasur parasysh këto dy strategji shpesh na duhet të vendosim se në cilën rrugë do të shkojmë?
PSE DIFERENCA KA RËNDËSI
Të dy strategjitë e paraqitura ajo e përshtatjes apo ndërmarrja e masave zbutëse në të vërtetë janë dy shtigje, të cilat nuk do të krijojë një të ardhme më të mirë nëse do të zbatohen të veçuara. Planeti sot ka arritur në një pikë ku asnjë nga këto shtigje nuk do të na mundësojë një të ardhme vërtet të drejtë dhe të jetueshme.
Komiteti Ndërinstitucional i Klimës në një raport të fundit e bëri të qartë se shumë opsione të përshtatjes dhe zbutjes mund të ndihmojnë në adresimin e ndryshimit të klimës, por asnjë prej tyre si e vetme nuk është e mjaftueshme në vetvete. Zbatimi efektiv varet nga politikat dhe bashkëpunimi në të gjitha shkallët. Situata e sotme e ndryshimeve klimatike mund të përmirësohet vetëm përmes përgjigjeve të integruara që lidhin si masat e zbutjes me ato të përshtatjes. “
Shkencëtarët kanë të drejtë kur thonë që kjo çështje ka nevojë që të tavolinën e diskutimit ka vend për të gjithë (dhe të gjitha zgjidhjet).
Në rastin e varkës sonë që po fundoset, duhet të mbyllim vrimën nga futet uji në varkë por njëkohësisht do të duhet të marrim kovat që të largojmë ujin nëse duam të shmangim fundosjen.
Dhe ashtu si e kemi parë më lart këto dy strategji nuk janë aspak njësoj, por që të dyja mund të mbrojnë njerëzit nga ndryshimet klimatike edhe pse ato kanë rezultate shumë të ndryshme.
Arsyeja? Dy fjalë: Drejtësi klimatike.
Në fund të fundit, të gjitha vendet e botës, pavarësisht nga madhësia ose fuqia e tyre ekonomike, kanë burime të kufizuara në lidhje me përgjigjen ndaj krizës klimatike. Nga këndvështrimi i një politik bërësi, përshtatja është një e mirë lokale, private me përfitime shpesh të qarta dhe të menjëhershme. Nga ana tjetër, ndërmarrja e masave zbutëse është një e mirë publike me përfitime të largëta. E cila i çon shumicën e shteteve, nëse e shohim në një këndvështrim ekonomik – të zgjedhin opsionin e mëparshëm.
Autori dhe eksperti i klimës Bert Gordijn e zbërthen këtë përcaktim në esenë e tij “Etika e masave zbutëse, përshtatja dhe Gjeomjedisi”:
“Deri më tani, shumë vende të pasura duket se nuk janë të gatshme ose nuk janë në gjendje të ndërmarrin masa radikale për të ndaluar shkarkimet e gazrave serrë … një rezultat i kësaj është se shumë njerëz, veçanërisht në vendet më të varfra në botë, kanë përjetuar dhe do të ndeshen gjithnjë e më shumë efektet e pafavorshme të ndryshimit të klimës në shëndet, si në aspektin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë”.
Realiteti, siç shpjegon ai, është se shtetet e pasura kanë mundësinë e zgjedhjes. Ata mund të përballojnë kostot që lidhen me zvogëlimin e shkarkimeve të karbonit gjë e cila do të ishte në dobi të mbarë botës, ose ata thjesht mund të zgjedhin strategji përshtatëse, duke siguruar kështu përfitime afatshkurtra për vetë, ndërsa lënë pas të gjithë shtetet e tjera të varfëra. Ajo që duhet thënë është se deri më sot, vendet e zhvilluara dhe të pasura kanë zgjedhur kryesisht të shmangin ndërmarrjen e masave zbutëse.
Sidoqoftë, ky nuk është vetëm një problem i ditëve të sotme dhe ndërsa Gordijn vazhdon të shpjegojë, që çështja e ndryshimeve klimatike është gjithashtu një çështje e drejtësisë së brezave:
“Këto shtete të pasura duke anashkaluar strategjinë e marrjes së masave zbutëse ndaj ndryshimeve klimatike, bëjë që brezat e ardhshëm të mbajnë gjithë barrën e pasojave që vijnë nga ndryshimet e klimës. Është pikërisht kjo çështja që sot po diskutohet fuqimisht me atë që quhet drejtësi ndërmjet brezave… Paaftësia jonë apo mungesa e dëshirës sonë për të zgjidhur dhe për të frenuar shkarkimet e gazrave serë duket se po rrezikon të drejtën për jetë, liri dhe siguri të individëve që do të vijnë në jetë dhe do të jetojnë në këtë planet në vitet e ardhshme.”
Dështimin ynë si shoqëri për të zbutur dhe ulur shkarkimet e gazrave serrë nuk është thjesht një problem i cili thjesht mund të lihet mënjanë për tu zgjidhur më vonë, sepse nëse e mendojmë thellë, ne thjesht po e pasojmë si problem që do të duhet të rëndojë e zgjidhet nga fëmijët apo nipërit e mbesat tona.
Edhe pse ndërmarrja e masave zbutëse dhe përshtatja janë të dyja strategji të domosdoshme për tu zbatuar, një gjë është e sigurt, sa më pak masa zbutëse të marrim sot në zvogëlimin e ndikimit tonë negativ ndaj klimës, aq më shumë masa përshtatëse do të na duhet të ndërmarrim vite më vonë – kështu me kalimin e viteve përshtatja do të bëhet progresivisht më pak efektive pasi stuhitë do fillojnë të kapërcejnë dhe muret e ndërtuara për të penguar përparimin e detit.
Masat përshtatëse shpesh janë të kushtueshme dhe shumë të vështira për tu realizuar nga vende në zhvillim.
Duke përmbledhur të gjitha këto pa përmendur mundësinë për një zinxhir te rrezikshëm reaksionesh që mund të ndodhi: një skenar i mundshëm që nëse situata vazhdon të jetë e njëjtë, rritja e temperaturave mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme në gjithë planetin – si shkrirja e masave të akujve që kanë qenë gjithmonë të ngrira në Arktik duke çliruar një nxehtësi tepër të madhe në sipërfaqen e planetit si rezultat i çlirimit të gazit metan që tashmë ndodhet brenda masive të këtyre akujve. Çlirimi i kësaj nxehtësie do të shkaktojnë më shumë ngrohje duke zmadhuar efektin e ndryshimeve klimatike.
Në fund të fundit ekziston vetëm një zgjidhje morale: ndërsa sot na duhet të marrim masa përshtatëse, duhet që gjejmë me patjetër zgjidhje sa më të qëndrueshme për të zvogëluar sa më shumë çlirimin e gazrave serë. Kjo duhet bërë sa më shpejt të jetë e mundur.