Kalendari Mjedisor

Situata me mbetjet në Durrës, Bashkia shpall emergjencën mjedisore, marrëveshja për dërgimin e plehrave në Sharrë bëhet fakt i kryer

Këshilli Bashkiak i Durrësit shpalli emergjencën mjedisore gjatë një mbledhje online të enjten e 11 qershorit, ndërsa nga ana tjetër transferimi i mbejteve nga Durrësi në landfillin e Sharrës u bë fakt i kryer. Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi  emergjencën mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e bashkisë Durrës, për shkak të mbylljes së venddepozitimit të Porto-Romanos, ndërkohë që marrëveshja midis kompanisë koncesionare të inceneratorit në Sharrë dhe bashkisë është arritur de fakto.

By admin

Tonet e mbeturinave që prodhohen nga konsumi në Durrës janë nisur tashmë në Sharrë ku do të përpunohen  nga kompania koncesionare “Integrated Energy”, e cila sipas marrëveshjes do të fitojë 100 milionë euro shtesë për përpunimin e mbetjeve të Durrësit. Kur Rama paralajmëroi marrëveshjen nuk dha të dhëna se nga do dalin fondet për kostot e e  incenerimit në Sharrë, ku kompania koncesionare “Integrated Energy” përfiton një tarifë fikse të barabartë me 30 euro për ton, e cila indeksohet vit pas viti sipas inflacionit.

Sipas llogaritjeve të BIRN, vetëm kontrata e depozitimit të mbetjeve të Durrësit do t’i sillte kompanisë ‘Integrated Energy’ më shumë se 3 milionë euro çdo vit dhe të paktën 100 milionë euro gjatë gjithë kohështrirjes së kontratës koncesionare. Këto kosto do të financohen ose nëpërmjet tarifës së pastrimit të bashkisë së Durrësit ose nga pagesat përmes buxhetit të shtetit.