Këshilli i Ministrave miratoi planin e menaxhimit të basenit ujor Seman, me qendër në Fier.
Në mbldhjen e qeverisë në mbështetje të ligjit “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e planit të menaxhimit të basenit ujor Seman.
Sipas vendimit, zbatimi i planit të menaxhimit të basenit ujor Seman fillon në vitin 2021.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Plazhi i Semanit ndodhet 18 km në perëndim të qytetit të Fierit. Masivet pyjore me pisha e lloj-lloj drure-shkurrorë, flora dhe fauna e pasur, e bëjnë këtë plazh një mrekulli natyrore.