Rrogozhina është një prej bashkive që ka dështuar me menaxhimin e mbetjeve, duke krijuar një bombë ekologjike që ka ndotur ndër vite Shkumbinin. Për këtë pak ditë më parë, Bashkia dhe firma e pastrimit u gjobitën. Por ndërsa bashkia hesht për situatën, përfaqësuesit e PD atje kërkojnë që paratë e taksave paguesve të shkojnë për zgjidhjen e problemit e jo për gjoba!
Rrogozhine- Këto pamje tregojnë atë që cilësohet masakër mjedisore me mbetjet urbane në Rrogozhinë!
Vendgrumbullimi ndodhet buzë Lumit Shkumbin, ku ndër vite kanë përfunduar pjesa më e madhe e mbetjeve!
Rrjedha e lumit me tej i shtyn dejt Detit Adriatik!
Për këtë situatë bashkia e Rrogozhinës është gjobitur me 2 milion lekë nga IKMT, ndërsa më herët masë administrative është marrë edhe ndaj firmës së pastrimit që derdh mbetjet në lum.
Por gjobat duket se nuk kanë dhënë efekte, pasi gjendja mbetet emergjente!
Bashkia e Rrogozhinës shmang komentet për masat që do të merren, ndërsa përfaqësuesit e opozitës kërkojnë marrjen e masave që paratë e taksa paguesve të shkojnë për menaxhimin e mbetjeve dhe jo për gjoba.
”Ky është problem i denoncuar dhe askush nuk merr masa. Po të vish mbas dy ose tre javësh i njëjti problem, këto mbeturina do hidhen në lumin Shkumbin dhe përfundojnë në Vilboshtovë.”
Tre kryebashkiakët e fundit aty janë gjobitur për heqjen e mbetjeve në lumin Shkumbin, por menaxhimi i mbetjeve në Rrogozhinë mbetet problem pa zgjidhje.