“Shqipëria vendi i mafies”, banorët e Zall Gjoçajt protestojnë në Tiranë kundër HEC-eve në lumin Mat, Policia i shpërndan me forcë

Banorët e Zall Gojçajt të mbështetur nga aktivistë të shumtë kanë dalë sot në protestë përpara Kryeministrisë kundër projektit të HEC-eve në lumin Mat. Banorët kanë folur në megafon, duke kërkuar anulimin e projektit dhe janë shprehur se ata nuk do të ndalen në kërkimin e të drejtës së tyre.

By admin

Një banor i ka kërkuar falje vajzës së tij, duke thënë se e kishte kthyer nga jashtë shtetit duke menduar se Shqipëria do të bëhej me e mirë, por shtoi se Shqipëria është kthyer në një vend të mafies dhe oligarkqëve.

“Kjo është vazja ime, e lindur në Evropë dhe e rritur atje. Më fal bija ime, më fal që të solla në Shqipëri, mendova se ky ishte një vendim i mirë dhe Shqipëria do bëhej një vend i mirë. Por këtu mbizotrëon mafia, oligarkia, më fal bija ime. Mua më kanë kërcënuar që të mos flas kundër mafias, por unë do flas”, tha banori.

Pas mbarimit të fjalës ka ndërhyrë Policia, duke i kërkuar turmës që të shpërndaheshin, pasi nuk lejohen tubimet pasive për shkak të pandemisë së COVID-19. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar protestuesit dhe kanë shpërndarë protestuesit, por këta të fundit kanë bërë rezistencë. Por rezistenca e qytetarëve nuk zgjati shumë, pasi Policia e shumtë në numër shoqëroi mes tensioneve disa protestues dhe më pas shpërndau turmën duke përdorur forcën