Aktivitet të paligjshëm në malin e Tomorit, IKMT dhe policia gjobisin 5 subjekte dhe i bllokojnë aktivitetin një tjetre

Shtatë subjekte të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit janë ndëshkuar.

By admin

Shtatë subjekte të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit janë ndëshkuar.

Policia e Beratit në bashkëpunim me IKMT  bllokuan aktivitetin e një subjekti pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin pa kasë fiskale, si dhe u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A. B, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Gjithashtu, policia thotë se ndaj një subjekti tjetër u mor masë administrative 40 mijë lekë, për mosplotësim të saktë të faturave tatimore

Nga Sektori i Policisë Rrugore u vendosën 5 masa administrative për 5 subjekte të përpunimit të gurit dhe pllakave dekorative, pasi kishin depozituar mbetjet nga aktiviteti i tyre në pjesë të rrugës, duke u kthyer në rrezik për ngjarje rrugore.