Që prej vitit 2015, kur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, vendet anëtare të organizatës u dakordësuan për të përmbushur 17 objektiva të zhvillimit të qendrueshëm (SDG) brenda vitit 2030, çdo vit, organizata publikon edhe raportin që mat progresin e secilit shtet në arritjen e këtyre objektivave. Objektivat fillojnë që nga eleminimi i varfërisë dhe i urisë, e deri te paqja apo klima.
Në raportin e këtij viti, Shqipëria renditet në vendin e 68-të në botë ndër 166 shtete sa i përket përmbushjes së objektivave. Ky rezultat shënon hapa pas krahasuar me vitin e kaluar, kur vendi ynë renditej i 60-ti në botë. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria është e parafundit në rajon, më mirë vetëm se Mali i Zi. Në nivel global, në vend të parë këtë vit qëndron Suedia, duke i rrëmhbyer kështu kryesimin e listës fqinjëve të Danimarkës.
Shqipëria ka arritur vetëm 1 objektiv ndër 17; atë të aksionit klimatik. Në atë të eleminimit të varfërisë si dhe në atë të energjsië së pastër vlerësohet se është në rrugën e duhur. Në objektivin e eleminimit të urisë, atë të shëndetit dhe mirëqënies, atë të punës dhe rritjes ekonomike, reduktimit të pabarazisë, dhe atë jetës poshtë ujit, Shqipëria vlerësohet se ka sfida të mëdha përpara. Në atë të urisë ndërkohë nuk është regjistruar progres këtë vit.