“Mbijetesë” me çaj mali, shtimi i sipërfaqes në Pustec dhe pandemia ulin çmimin

Çaji i Malit është kthyer në kulturë kryesore në Bashkinë e Pustecit.  Por shtimi i…

By admin

Çaji i Malit është kthyer në kulturë kryesore në Bashkinë e Pustecit.  Por shtimi i sipërfaqes së kultivuar dhe pandemia kanë ndikuar në rënien e ndjeshme të çmimit të shitjes.

Kultivimi i çajit të Malit nisi si risi mes banorëve të Pustecit dhe kjo u solli të ardhura të kënaqshme.

Por vit pas viti sipërfaqet dhe prodhimi u shtua e për pasojë çmimi ra.

Nga 700 lek për kilogram, çaji i Malit tashmë shitet me 150 lekë.

Situata e krijuar nga pandemia po ashtu ka ndikuar negativisht.

Përtej çmimit të ulët, fermerët ankohen se prodhimi u ka mbetur stok.

Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolevski, thotë se synimi është futja e një kompanie të juaj që do të mbledhë prodhimin.

Në bashkinë e Pustecit, në juglindje të vendit banojnë pothuaj 6000 banorë, që përbëjnë minoritetin maqedonas.

Zona ka potenciale të zhvilimin e turizmit, por rreth 70 % e banorëve atje ende jetojnë me bujqësi dhe emigracion.