Në Vlorë ka nisur një ndërhyrje për rigjallërimin e pyllit të Sodës me zëvendësimin e pemëve të dëmtuara nga natyra apo dora e njeriut. Prefekti i Vlorës thotë se pemët e dëmtuara do të zëvendësohen.
Pylli i Sodës, i cilësuar mushkëria e gjelbër e Vlorës për vite me radhë është dëmtuar nga natyra e dora e njeriut që shpesh here ka shkaktuar masakër mjedisore.
Së fundmi aty ka nisur puna për rivitalizimin e një zonë te dëmtuar nga një tornado e vitit 2016, e cila shkaktoi dëme të mëdha.
Pemët e dëmtuara po priten dhe largohen.
Por pamjet e para të ndërhyrjes, ngritën alarmin mes qytetarëve për prerjen e pemëve.
Prefekti i Vlorës qetëson situatën ndërsa thotë se zona do të ripyllëzohet.
Burimet thonë se ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili gjatë vizitës në Zvërnec u ka kërkuar drejtuesve vendore që të ndërhyrjne për të rivitalizuar pyllin e Sodës.