Trupat inspektuese të AKU-së kanë realizuar gjatë 24 orëve të fundit rreth 650 inspektime dhe monitorime si pjesë e Taksë-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.
Sipas njoftimit të AKU me gjithë këmbënguljen e përditshme të Taks-Forcës për implementimin rigoroz të protokollit të sigurisë kundër përhapjes së virusit, janë dhënë 3 masa administrative në tre subjekte për mosplotësim të kushteve të protokollit.
AKU bën me dije se gjatë inspektimeve është dhënë një masë administrative për tregtim të produkte ushqimore të pasigurta si dhe referuar kërkesave të një subjekti është kryer proceduara e asgjësimit të një sasie të fruta-perime të papërshtatshme për konsum, përkatësisht 6000 kg speca, 19.000 kg shalqi, 18000 kg pjepër dhe 6000 kg patate.
Ndërsa sa i përket Planit të Marrjes së Mostrave AKU ka marrë 89 mostra për monitorim të qumështit dhe në fruta-perime për monitorim të mbetjeve pesticide.