Kalendari Mjedisor

Miratohet plani i menaxhimit të integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme vendosi miratimin e planit të menaxhimit të integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit.

By admin

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme vendosi miratimin e planit të menaxhimit të integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, me propozimin e ministrit të Kulturës dhe të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e planit të menaxhimit të integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Ngarkohet Ministria e Kulturës, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Plani i ri synon, që të prodhojë, krahas planit të përgjithshëm të menaxhimit, një plan biznesi të ri për zonën UNESCO të Butrintit, si dhe përgatitjen e një harte të përditësuar GIS për gjithë territorin e Parkun Kombëtar të Butrintit 9 000 ha.

Qyteti antik i Butrintit për herë të parë u shpall monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.