Banorët e tre fshatrave në Mat protestë kundër HEC-it: Po dëmtohet bujqësia, s’kemi më ujë për vaditje

Banorët që dolën në protestë thanë se HEC-i i ka lënë ata me gjysmën e…

By admin

Banorë të tre fshatrave në Njësinë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit kanë protestuar sot kundër një firme që ka ndërtuar një HEC-e, pasi sipas tyre ka dëmtuar veprën e marrjes së ujit vaditës.

Banorët që dolën në protestë thanë se HEC-i i ka lënë ata me gjysmën e sasisë së ujit e cila është e pamjaftueshme për 130 hektar tokë bujqësore. Banorët u ankuan se nuk është bërë asnjë konsultim me ta nga ana e firmës e cila ka ndërtuar një depozitë për të ndarë ujin vaditës për 4 fshatra, tre të cilët janë në një linjë e 1 në linjë tjetër.

Po ashtu ata kërkuan që firma të ulet me ta dhe ta zgjidhë këtë problem, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat e tyre deri në shkatërrim të investimit të bërë nga ana e firmës. Gjithashtu banorët ngritën edhe shqetësimin e ujit të pijshëm i cili sipas tyre duhet kontrolluar nëse është i konsumueshëm apo jo.