INSTAT tregon dramën e turizmit: Numri i vizitorëve ra me 76% në tremujorin e dytë

INSTAT ka publikuar rezultatet e Anketës për “Strukturat Akomoduese”, për tremujorin e parë dhe të dytë 2020, i cili tregon pasojat e pandemisë në sektorin e turizmit.

By admin

INSTAT ka publikuar rezultatet e Anketës për “Strukturat Akomoduese”, për tremujorin e parë dhe të dytë 2020, i cili tregon pasojat e pandemisë në sektorin e turizmit.

Nga anketa rezulton se në tremujorin e parë numri i vizitorëve është ulur me 10,4 %, në krahasim me tremujorin e parë 2019; ndërsa në të dytin, kur i gjithë vendi ishte në karantinë tkurrja ka qenë rreth 76% me bazë vjetore.

Anketa realizohet pranë hoteleve dhe strukturave të ngjashme me to dhe ka si qëllim të masë ecurinë e treguesve statistikorë mbi ofertën akomoduese të turizmit shqiptar, që janë të rëndësishëm për të hartuar politika mbi zhvillimin e kapaciteteve të sektorit të turizmit.

Në tremujorin e parë 2020 treguesit e shfrytëzimit të kapacitetit të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë :

  • numri i vizitorëve është ulur me 10,4 %, në krahasim me tremujorin e parë 2019;
  • numri i netë qëndrimeve është ulur me 9,4 %, në krahasim me tremujorin e parë 2019;

Në tremujorin e parë 2020, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

  • sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zona Jo bregdetare” (66,1 %);
  • sipas rajoneve në “Rajonin Qendër “ (57,1 %);
  • sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (98,4 %);

Në tremujorin e dytë 2020 treguesit e shfrytëzimit të kapacitetit të hoteleve dhe strukturave të ngjashme me to, paraqiten si më poshtë:

  • numri i vizitorëve është ulur me 75,6 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2019;
  • numri i netë qëndrimeve është ulur me 76,6 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2019;

Në tremujorin e dytë 2020, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

  • sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zona Jo bregdetare” (54,7 %);
  • sipas rajoneve në “Rajonin Qendër “(41,2 %);
  • sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94,2 %);, përfundon njoftimi i  INSTAT.

Shqipëria është një nga vendet me varësinë më të lartë ndaj turizmit, që sipas Organizatës Botërore të Turizmit kontribuon direkt dhe indirekt në më shumë se 20% të prodhimit të brendshëm bruto.  Varësia e lartë nga turizmi është një nga arsyet se pse Shqipëria parashikohet nga institucionet ndërkombëtare që të ketë një ndër tkurrjet më të mëdha ekonomike në rajon.