Rreth 1% e energjisë së prodhuar gjatë 6-mujorit të parë të vitit u sigurua nga impantet fotovoltaike. Kjo sasi është modeste në raport me energjinë e prodhuar nga hidrocentralet, megjithatë ajo merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë
Rreth 1% e energjisë së prodhuar gjatë 6-mujorit të parë të vitit u sigurua nga impantet fotovoltaike. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, prej muajit mars të këtij viti numri i impanteve që prodhojnë energji nga dielli ka arritur në 8, çka ka sjellë edhe një rritje të prodhimit të energjisë nga ky burim. Shifrat e 6-mujorit tregojnë se në total nga centralet diellore u sigurua 15,882 mëh energji. Kjo sasi është modeste në raport me energjinë e prodhuar nga hidrocentralet, megjithatë ajo merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.
Kjo pasi, vendi ynë është i varur nga energjia e prodhuar nga uji, çka në periudha thatësiras pasohet me fatura tejete të kripura të importit të energjisë për plotësimin e nevojave konsumatore. Aktualisht, kapaciteti total i impanteve diellore të instaluar arrin në rreth 17 MW, ndërkohë që ajo që pritet të sjellë një impakt të madh në këtë drejtim është pikërisht ndërtimi i parkut fotovoltaik të Karavastasë, me një fuqi të instaluar prej 140 MW. Pasi kompania Voltalia u shpall fituese e ankandit me një çmim prej 24.89 euro/MW, tashmë është nënshkuar edhe marrëveshja me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, që I hap rrugën nisjes së punimeve. Investimi i kompanisë do të jetë mbi 100 mln euro, ndërkohë që kohëzgjatja e kontratës do të jetë 30-vjeçare.