Vatra aktive prej dy ditësh, vijon beteja me flakët në pyllin me pisha të Roskovecit

Prej dy ditësh vijon që jetë aktive vatra e zjarrit pyllin me pisha të Vloshit në Bashkinë e Roskovecit. Terreni i vështirë kodrinor ka bërë që flakët të përparojnë duke djegur disa hektarë pyll pa prekur kurorën.

By admin

Punonjësit zjarrfikës po luftojnë me flakët duke përdorur mjete alternative për të shuar flakët. Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe punonjës të shërbimeve të bashkisë Roskovec të cilët po krijojnë korridore me dhera për të ndalur përparimin e flakëve.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe punonjës të policisë të cilët janë në ndihme të forcave zjarrfikëse. Deri tani nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në këtë masiv pyjor me pisha ndërsa po punohet për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.