Fabrika e përpunimit të peshkut në fshatin Allprenaj është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës.
Banorët pretendojnë se në kundërshtim me ligjin, mbetjet e fabrikës derdhen në përroin që përshkon lagjen.
Era e fortë ndihet kudo, ndërsa përroi rrezikon të kthehet në vater infeksioni.
“Pas orës 4 pasdite te qelb, vetëm të ikim se nuk shtyhet.”
“Çfarë bën ky shtet kështu?”
“Nuk hapim dot dyer as dritare.”
Pavarësisht ankesës së banorëve, Bashkia thonë ata nuk ka marrë asnjë masë.
Situata është emergjente dhe banorët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa, ata do të përshkallëzojnë protestat e tyre.