Ditën e sotme në vendin tonë janë krijuar sërish disa vatra zjarri. Mësohet se flakët kanë shpërthyer në zonën e Matomarit.
Matomari është një zonë midis fshatrave Stjar, Kostar dhe Vllahat, të cilat i përkasin bashkive të Delvinës dhe Finiqit. Në operacionin për shuarjen e zjarrit kanë shkuar edhe disa forca zjarrfikëse nga Delvina dhe Finiqi.
Zjarrfikësit po nga mbështeten edhe nga punonjësit e shërbimit pyjor dhe banorët e zonës. Deri më tani flakët kanë shkrumbuar disa ullishte dhe një sipërfaqje me pemë.
Ndërkohë prej 4 ditësh, vatrat e zjarrit në fshatrat e Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit janë aktive. Flakët po përhapen me shpejtësi, duke djegur një sipërfaqje të konsiderueshme pishash. Në ndihmë të zjarrfikësve ditën e djeshme shkoi edhe një helikopter “Cougar”, i Forcave Ajrore.