Një zjarr ka përfshirë këtë pasdite kodrat mbi parkun e Viroit në Gjirokastër.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se flakët kanë përfshirë shkurret, ndërsa në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës, të cilat po punojnë për neutralizimin e situatës dhe moslejimin e përfshirjes së pishave nga zjarri.
Raportohet se flakët e zjarrit po favorizohen edhe nga era.